BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit, arrestohen 2 autorët e dyshuar, u gjenden maska silikoni dhe uniforma të RENEA

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit, arrestohen 2 autorët e dyshuar,

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 2 autorëve, të cilët tentuan eliminimin e biznesmenit Andon Dhima në 15 tetor të këtij viti. Policia gjithashtu njofton se në pranga kanë rënë edhe 2 bashkëpunëtorë të përfshirë në këtë atentat të mbetur në tentativë. Referuar pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë, është zbuluar se 2 autorët, para se të hynin në hyrje të pallatit në rrugën "Muhamet Gjollesha" ku banonte biznesmeni, kishin vendosur maska silikoni teksa në dorë mbanin një armë, gati për të qëlluar. Në këto momente atentati i tyre ka dështuar pasi teksa janë bërë gati për ta ekzekutuar, biznesmeni Dhima është futur në ashensor, ndërsa autorët janë larguar pa rënë në sy, duke dalë nga pallati. Sipas policisë 2 autorët kryesorë të këtij atentati të mbetur në tentativë, rezultojnë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve me armë dhe plagosjes. Pas kallëzimit të vetë biznesmenit, vëzhgimit të kamerave dhe hetimeve të kryera që zbuluan autorët, policia kreu kontroll edhe në banesat e tyre, ku gjeti jo vetëm armën me të cilën do qëllohej 51-vjeçari, por edhe municione luftarake, veshje të forcave RENEA, shkop hekuri po të policisë, pranga e rroba të tjera uniforme policie dhe kamuflazhi, 6 telefona celularë. Ndërsa u sekuestrua edhe automjeti me të cilin dy të rinjtë u larguan nga pallati i biznesmenit pasi dështuan ta vrisnin.
Njoftimi i policisë, ja detajet
Lidhur me arrestimin e autorëve dhe aksionin e këtij atentati të mbetur në tentativë ka reaguar edhe policia nëpërmjet një deklarate për shtyp duke zbardhur detajet e plota. Sipas saj, në kuadër të operacionit të koduar “Stuhia” dje është bërë identifikimi dhe arrestimi i dy autorëve që ndoqën 51-vjeçarin, Andon Dhima për ta vrarë. Po ashtu policia bën më dije se në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. "Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Stuhia", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht: G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë. Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit:M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"”, deklaron policia. Gjithashtu policia njofton se nga kontrolli në banesa u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi të A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale. Ndërkohë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.