
Zgjedhjet po afrojnë! Yuri Kim shkund politikën shqiptare: Do të mbani përgjegjësi për...

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit të njohur në Tiranë, Artan Hoxha nxjerr detajet e forta: Janë arrestuar 4 autorët, persona me rrezikshmëri të lartë!

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Tetor 2020

Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike mëngjesin e sotëm faktin se policia ka identifikuar 4 personat e dyshuar se organizuan atentatin ndaj biznesmenit Andon Dhima në Tiranë të enjten e kaluar.
Gjithashtu Hoxha zbulon se ata janë arrestuar gjatë natës që lamë pas gjatë një operacioni ‘blic’; të organizuar nga Policia e Tiranës. Dy prej tyre janë arrestuar në zonën e ‘Brrylit’ dhe 2 të tjerë në zonën e mozaikut të Tiranës.
Postimi i plotë:
Arrestohen kater persona te dyshuar si autoret e atentatit te deshtuar ndaj biznesmenit Andon Dhima te enjten e kaluar.
Pas nje hetimi te shpejte, me ndihmen dhe te pamjeve filmike, policia e kryeqytetit ka identifikuar personat e dyshuar si autore te ngjarjes se dates 15 tetor 2020, ne hyrjen e pallatit perballe stadiumit “Dinamo”.
Nga hetimi ka rezultuar se te njejtet persona, jane perfshire me pare edhe ne ngjarje te tjera me rrezikshmeri te theksuar kriminale.
Nisur nga sensibiliteti i ngjarjes, policia e kryeqytetit ka kryer nje pune operative profesionale, e cila ka çuar ne identifikimin e autoreve.
Gjate oreve te vona te mbremjes se 20 tetorit, policia ka organizuar njekohesisht dy aksione paralele, qe kane synuar arrestimin e autoreve dhe gjetjen e provave materiale per zbulimin e ngjarjes.
Si rezultat jane arrestuar dy persona ne zonen e Brrylit dhe dy te tjere ne zonen e mozaikut te Tiranes.
Nga hetimet paraprake rezulton se atentati i deshtuar ndaj biznesmenit Andon Dhima eshte kryer nga 4 persona, dy nga te arrestuarit kane qene autoret, ashtu si duken nga pamjet filmike te transmetuara diten e shtune nga ABC Neës.
Ndersa dy te tjere kane qene ne rolin e bashkepunetorit dhe ndihmesit.
Gjate aksionot policia ka ushtruar kontroll ne banesat e te arrestuareve, ku ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale, arme zjarri dhe maska te perdorura edhe ne ngjarje te tjera.
Gjate dites se sotme pritet qe policia te publikoje identitetin e personave te arrestuar dhe detaje te tjera mbi hetimin e ngjarjes.
Më të lexuarat


“Iu dërguam edhe dronë”, Policia e Shtetit publikon pamjet nga super-operacioni në Nikël dhe zbulon emrat e 7 'të fortëve' që iu kontrolluan shtëpitë (VIDEO)

Vjen lajmi i mirë! Reuters zbulon marrëveshjen e rëndësishme me Pfizer dhe Biontech, përfiton edhe Shqipëria, ja çfarë pritet së shpejti

Nën hetim për korrupsion dhe nxjerrje sekretesh hetimore / SPAK merr vendimin e rëndësishëm për ish-zv/drejtorin e OFL-së

Ministria e Financave: Shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor 2021

Punonjësit e Bashkisë Tiranë u ofrojnë një strehë personave në situatë rruge, Veliaj: Ju lutem familjeve të mos i neglizhoni

Motra e tij e zhdukur prej 4 muajsh, vëllai i 19-vjeçares shqiptare lëshon thirrjen e fortë dhe rrëqeth me ato që tregon për familjen e tij: Nëna ime qan gjithë kohën!

Reshjet intensive vazhdojnë pa ndërprerje në vend, IGJEUM bën njoftimin urgjent për këto data

Përkeqësohen marrëdhëniet mes palëve? Dëbimi i diplomatit nga Shqipëria, reagon e revoltuar MEPJ ruse: Nuk do mbeteni pa përgjigje!

Forcat RENEA ‘blindojnë’ Niklën, Klodiana Lala zbulon çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme

Greqia ka një lajm të keq për shqiptarët!
