BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

Atentati me dy të vdekur i mirëorganizuar, kamerat e sigurisë zbardhin dinamikën e ngjarjes, ja sa persona morën pjesë

Atentati me dy të vdekur i mirëorganizuar, kamerat e sigurisë

Atentati mafioz i mbrëmjes të së shtunës është kryer nga vrasës me pagesë. Në këtë konkluzion ka dalë nga hetimet paraprake grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e saj. Hetimet janë përqendruar në dy pista, hakmarrja dhe përplasja mes grupeve kriminale në kryeqytet. Sipas informacioneve, 37-vjeçari Bujar Lika, i cili dyshohet se ishte dhe objektiv i atentatit ishte pjesë e një grupi kriminal që operon në kryeqytet. Kjo e dyta është edhe pista kryesore ku janë përqendruar hetimet. Mësohet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë kanë qenë 4 persona të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ku 3 prej tyre kanë qëlluar drejt viktimave, kurse një tjetër person ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet paraprake grupi hetimor ka dalë në përfundimin se vrasja ka qenë e mirëorganizuar deri në detaj e për të cilën thuhet se autorët e kanë ndjekur për disa orë me radhë objektivin e tyre. Sipas hetuesve atentati me dy të vdekur në orët e vona të së shtunës në Kurbin dyshohet se është kryer nga një grup kriminal që operon në zonën e Fushë-Krujës. Edhe dje në zonën e Fushë-Krujës dhe të Mamurrasit FNSH-ja e Lezhës dhe RENEA kanë kryer kontrolle të imtësishme, ku kanë shoqëruar në polici edhe disa persona me precedent penal që dyshohet se kanë informacion për atentatin me dy të vrarë e një të plagosur. Për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen, pritet marrja e dëshmisë së 21-vjeçarit për të hedhur dritë mbi autorët apo personat që mund të kenë paguar të riun për të ekzekutuar Likën. Kreshnik Tusha, 21-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në ngjarjen e mbrëmjes së shtunës Laç, pritet të dëshmojë dhe të japë të dhëna të vlefshme për grupin hetimor në lidhje me atentatin ku mbeti i vdekur në vend Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji, i cili ndërroi jetë pak orë më vonë. Tusha u dërgua në spital nga familjarët e tij. I riu pritet të dëshmojë para autoriteteve për këtë ngjarje, ku me shumë gjasa do të akuzohet nga prokuroria për vrasje. Sipas të dhënave policore, veç gëzhojave në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe një pistoletë në dorën e viktimës Bujar Lika.

Atentati

Kurbini dhe mbarë opinioni publik u tronditën pak para mesnatës të së shtunës, ku në një atentat mafioz mbetën të vdekur dy persona dhe u plagos një tjetër. Ngjarja ndodhi në orën 22:17 minuta në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. Viktima në këtë ngjarje të rëndë mbetën Bujar Lika, 37 vjeç dhe 57-vjeçari Paulin Gjergji. Gjithashtu i plagosur mbeti dhe një 21-vjeçar i identifikuar si Kreshnik Tushe, i cili dyshohet se ka qenë një nga autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Bujar Lika i cili njihet edhe si Bujar Hasani ndërroi jetë në vend, ndërsa 57-vjeçari Gjergji, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra e ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm. Dyshohet se objektiv i atentatit të mbrëmjes të së shtunës ka qenë 37-vjeçari, i cili ishte i njohur edhe për drejtësinë pasi rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku ndaj dy viktimave, të cilët kanë qenë të ulur në ambientet e jashtme të hotelit ku dhe ndodhi ngjarja. Viktimat i janë përgjigjur me armë atentatorëve, ku nga shkëmbimi i zjarrit mes tyre dyshohet se mbeti i plagosur edhe Kreshnik Tusha. Ka qenë pikërisht objektivi i këtij atentati Bujar Lika, i cili u është kundërpërgjigjur autorëve me armë, por fatkeqësisht ai nuk mundi t’i shpëtojë atentatit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 21-vjeçari Tusha ka marrë dy plumba në këmbë. Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Mësohet se pas ndërhyrjes kirurgjikale, 21-vjeçari ndodhet në sallën e reanimacionit jashtë rrezikut për jetën. 37-vjeçari, i cili ishte objektiv i atentatit të së shtunës, rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt.

Më të lexuarat