BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x

Aktualitet

Atentati me dy të vrarë në Vlorë, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja pista më e fortë ku dyshon policia

Atentati me dy të vrarë në Vlorë, Klodiana Lala zbardh

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur ditën e sotme në emisionin ‘Opinion’, në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku mbetën të vrarë dy persona.

Gazetarja Lala tha se personi që e ka thirrur në takim Lenën, ka qenë pikërisht ai që e ka tradhtuar. Sipas Lalën, pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes.

“Pista kryesore ajo e hakmarrjes, pasi më herët një nga vikamat ishte i dyshuar për një vrasje. Shpati Lena është arrestuar dhe është liruar më parë për armëmbajtje, dhe kjo ngjarje mund të ishte parandaluar nëse do të ishte në burg. Por janë shkëputur hallkat e shtetit. Nëse i shkojmë pistës së hakmarrjes, që është pista më e fortë për momentin nga prokuroria, mendohet se kanë qenë të dy shënjestra të atentatit. Haki Xhezo është arrestuar vëllai për atë ngjarjen. Shpati Leno lëvizte i kufizuar, madje e kishte të vështirë që të ikte dhe në funeralin e nënës së tij. Grupi që organizon këtë ngjarje ka qenë i mirinformuar, që ky automjet nuk ishte i blinduar, dhe nuk do të kishte shkëmbim zjarri. Mendoj se shpati Lena dhe Haki Xhezo janë tradhtuar nga brenda llojit. Ata bënin lëvizje të kontrolluar, dhe në momentin e parë kur lëviz i pasigurt, ndodh kjo ngjarje. Si në rastin e Sadikajt, që hodh në erë. Brilant Martinaj në momentin që doli jashtë mjetit i tij i blinduar, u vra. Kemi vrasës profesionistë. Precizoni me të cilin kanë qëlluar, dhe intensitetit ka qenë në pjesë ballore. Atentatorët kanë qenë të vendosur që të vrasin viktimat.

Është qëlluar dhe me kallashnikov. Është qëlluar nga brenda automjetit, dhe mendohet se gëzhojat kanë qenë në mjetin e tyre. Personat me probleme nuk lëvizin lirshëm. Shpati Lena është tradhtuar nga dikush, pasi ka lëvizur dhe këtë duhet ta zbardhë hetimi se ku ishte nisur ai. Personi që e ka ftuar në takim e ka tradhtuar atë. Bosët e krimit janë vrarë apo tradhtuar nga njerëz të besuar. U krye në masakër, aty mund të ishin vrarë njerëz të pafajshëm. Policia po nënshtrohet përballë krimit. Nuk kemi parë deri më tani përveç rastit të Dumanit që foli me emra korrekte, që ishte si një dhuratë që iu bë institucioneve, ka shumë raste të pakta të tilla. Në momentin kur ka përplasje në politikë, ky moment shfrytëzohet nga bandat. Ne kemi trafikantë në policinë e shtetit, zyrtare që marrin pagesa nga kriminelët, kemi policë të droguar, por kemi dhe zyrtarë të ndershëm. Por mjafton që një pjesë e tyre të jetë i përfshirë në këtë trupë, për ta njollosur atë.”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë. Mjeti me të cilin viktimat po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.