Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Aktualitet

Atentati me minë të telekomanduar/ Në makinë ishin 500 gram eksploziv, ja pse lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës nga ana e pasagjerit

Atentati me minë të telekomanduar/ Në makinë ishin 500 gram

Detaje të reja janë zbardhur pas hetimeve të shpërthimit me eksplozivit të automjetit ku ndodhej Preng Gjini, të cilit dyshohet se i është bërë atentat për ta vrarë .

Sipas forcave xheniere, nisur nga matjet në mjet, dyshohet se në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv, e cila ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit.

Gjithashtu bëhet me dije se makina me të cilën po lëvizte Gjini ishte në pronësi të kushëririt të tij, ndaj dhe eksplozivi ishte vendosur në anën e pasagjerit, pasi atentatorët kanë hamendësuar se ai do të ulej në sediljen krah shoferit.

Por, për rrethana që ende nuk dihet, mbrëmjen e djeshme ai lëvizi i vetëm në makinë, në pozicionin e drejtuesit të mjetit.