BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Atentati me tritol, zbardhet dëshmia e Preng Gjinit, mohon hasmëritë dhe deklaron se nuk ndjehej i kërcënuar

Atentati me tritol, zbardhet dëshmia e Preng Gjinit, mohon

Kanë kaluar pothuajse 4 ditë nga atentati me tritol mbi urën e ish-NISHARAKUT në Tiranë ndaj 50-vjeçarit Preng Gjini, ndërsa dje nga spitali i Traumës i mbijetuari ka mundur të dëshmojë para oficerëve lidhur me ngjarjen. Referuar dëshmisë së tij Gjini ka deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush, pasi nuk ndihej i kërcënuar. “Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai, por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kam vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë që të ruhesha. Makinën ia merrja shpesh kushëririt, pasi më të kam marrëdhënie të mira”, ka qenë deklarata e Preng Gjinit. Gjithashtu, Gjini mësohet të ketë treguar para oficerëve lokalet dhe akset rrugore ku ka lëvizur dhe kryer takimet, ndërsa grupi hetimor ka vënë nën monitorim këto hapësira me shpresën se mund të gjejë ndonjë indicie apo gjë të dyshimtë. Në dëshminë e tij Preng Gjini ka deklaruar se atë ditë ka qenë në Tiranë ku ka zhvilluar takime të ndryshme me shok e miq. Pas deklaratës së tij, prokurori ka sekuestruar të gjitha filmimet e bëra nga kamerat e sigurisë në zonat ku ka lëvizur Gjini, për të parë nëse ka pasur ndonjë person apo automjet që e ka gjurmuar nga pas, para se t'i bëhej atentati me tritol në makinë me "A Class Benz" me të cilën udhëtonte, që ishte në pronësi të kushëririt të tij.
Atentati i Preng Gjinit
Grupet hetimore disa ditë më parë kanë zbardhur kronologjinë e veprimeve nga atentati me tritol të telekomanduar ndaj Preng Gjinit pasditen e së martës mbi urën e ish-NISHARAKUT në Tiranë. Nuk është hera e parë që konstatohen ngjarje të tilla kriminale në vendin tonë, por kjo e fundit ka tronditur banorët e kryeqytetit si dhe ka ngritur një sërë pikëpyetjesh dhe diskutimesh edhe ndaj opinionit publik. Deri tani 6 persona nga qytetet Tiranë, Durrës, Rrëshen janë shoqëruar në polici si autorë të dyshuar për përfshirje në këtë atentat. Sipas grupeve hetimore, mjeti me të cilin ishte duke udhëtuar Gjini i përkiste kushëririt të tij Fatjon Dauti, të cilin mësohet ta ketë takuar pak para se të ndodhte atentati, për të konsumuar një kafe, ndërsa Prenga i ka kërkuar makinën “Benz A Class” pasi e tija “ML” s’kishte karburant. Në këto momente pasi ndahet me kushëririn e tij për në destinacione të ndryshme, Gjini mësohet të ketë ndërruar makinën rreth 10 min para shpërthimit të tritolit. Shpërthimi mësohet të ketë qenë shumë i fuqishëm, teksa dyshohet se sasia e tritolit të vendosur në automjetin ku ndodhej Preng Gjini ka qenë rreth 500 gram. Referuar kronologjisë së ngjarjes sipas grupeve hetimore, atentatorët dyshohet ta kenë vendosur tritolin në gomën e parë në anën e djathtë, ku “objektivi” Preng Gjini duhet të ishte në pozicionin e pasagjerit. Ndërsa atentati mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini, ai e mohon këtë fakt. Sipas burimeve, Gjini ka qenë i arrestuar për vrasjen e Kastriot Reçit, pronar i mediave që u vra në 27 janar 2020. Ndërsa disa ditë më parë Oficerët e Policisë Gjyqësore të Sektorit të Krimeve të Jetës në Policinë e Tiranë kanë marrë tabulatet telefonike të 4 antenave në zonën e "Vasil Shantos" për të analizuar thirrjet hyrëse dhe dalëse, nisur nga fakti që shpërthimi është bërë i telekomanduar me celular. Ndërkohë nga kontrolli i kamerave të sigurisë, është zbuluar se Preng Gjini fillimisht ka marrë makinën e kushëririt të tij ka hyrë nga rrugica prapa qendrës së kolaudimit duke dalë më pas në rrugicën që është ngjitur me qendrën e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit në rezidencën ushtarake turke. Më pas, sapo ka hyrë në urrën e Nisharakut, mjeti ka shpërthyer, duke sjellë dëmtime të shumta të Preng Gjinit, por fatmirësisht ka mundur të shpëtojë.