BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Aktualitet

Atentati misterioz ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, gjendet makina e autorëve (Detaje të reja)

Atentati misterioz ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, gjendet

Mbrëmjen e djeshme Tepelena u trondit nga një atentat ndaj dy vëllezërve Artan dhe Artur Bresha.

Ndërkohë sot detaje të reja kanë dalë në dritë. Mësohet se është gjetur e hedhur në greminë makina e autorëve të atentatit ndaj dy vëllezërve Bresha.

Kujtojmë që një natë më parë autorët kanë qëlluar me breshëri automatike mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.