Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Atentati në burgun e Vaqarrit, Kolaveri mbrohet me kamerat e Xhelal Mziut: Ky jam unë!

Postuar: 13/09/2017 - 19:35

Nën akuzën e vrasjes për gjakmarrje të ngelur në tentativë Ergys Kolaveri këmbëngul se është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me atentatin e dështuar që kishte si shënjestër të dënuarin Gazmir Daci.

Me kërkesë të të pandehurit që ka si alibi dy kamera sigurie, u shfaqën në Gjykatë pamjet e sigurisë të marra nga banesa e kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu. Në to shfaqen kalimtarë në rrugë mes tyre edhe një person që ngjan me Kolaverin, që përkon pikërisht për orën dhe datën kur ndodhi atentati nga jashtë burgut në Vaqarr.

“Ky jam unë”, tha Ergys Kolaveri që gjithashtu Insiton se po kthehej nga një lokal edhe ky i monitoruar me kamera. Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi një ekspert të policisë shkencore, i cili do të përcaktojë nëse është apo jo personi që shfaqet në kamera Ergys Kolaveri.

Prokurorët nga ana e tyre i qëndrojnë fort dyshimeve se a është e sigurt që nuk është ndërhyrë në sistemin e kamerave duke ndryshuar datën dhe orën kur shfaqet në kamera Kolaveri.

Shënjestra e atentatit Gazmir Daci është dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Roland Kolaverit që të dy vëllezër me të pandehurin. Krisja mes palëve ka nisur në Francë nga prishja e pazareve për t’u zhvendosur në Shqipëri në një kontekst tjetër, atë të gjakmarrjes./tch

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 18

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2018 - 23:54

Një gomone është gjetur e braktisur mbrëmjen e sotme buzë detit në Darzezë të Fierit.

Postuar: 19/06/2018 - 23:09

Deputeti socialist, Paulin Stërkaj pësoi një goditje në tru gjatë orëve të

Postuar: 19/06/2018 - 23:06

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Postuar: 19/06/2018 - 22:27

Një korrier droge, i cili u kap rrugës për në Birmingham me kokainë të cilësisë së lartë me vle

Postuar: 19/06/2018 - 22:24

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje regjistrohet në vend, këtë herë në Durrës.

Postuar: 19/06/2018 - 22:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një fëmijë është aksidentuar ndërkohë drejtuesi i mje

Postuar: 19/06/2018 - 21:24

Jeta e shthurur, anijet e shtrenjta dhe gratë e bukura, kanë qenë mënyrë jetese për tre shqiptarë