Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Atentati ndaj Arjan Ndojës, Redjan Rraja kërkon lirinë, prokuroria po heton edhe konfliktet e pronësisë në Gjirin e Lalëzit

Postuar: 09/11/2019 - 07:37

Redjan Rraja, i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Pëllumb Muharremi, do të kërkojë në Gjykatën e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë. Përmes avokatit të tij, 34-vjeçari vazhdon t’i qëndrojë deklarimeve se nuk ka lidhje me ngjarjen edhe pse organi i akuzës ka si provë një gjurmë gishti që u gjet në automjetin e braktisur. Dy ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Redjan Rrajën. Ndërkohë, 34-vjeçari kundërshton pretendimet e prokurorisë dhe mohon të ketë lidhje me atentatin. I vetmi pohim i tij është se i riu ka pranuar që atë ditë kishte qenë në Durrës, pasi sipas tij gjendej për të kolauduar makinën dhe se madje kishte pirë edhe kafe. Nga ana e tyre prokurorët e lidhin Rrajën me atentatin duke ju referuar gjurmëve papilare në automjet si edhe qelizave telefonike. Ndërkohë në lidhje me atentatin, grupi hetimor i ka përqendruar hetimet edhe tek çështja e pronave në Gjirin e Lalëzit. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se janë sekuestruar disa dosje dhe vendime të proceseve gjyqësore në Gjykatën e Durrësit. Por, prokurorët nuk japin detaje mbi këto indicie dhe dyshimet e tyre edhe për një proces tjetër civil në Gjykatën e Durrësit dhe kush gjendej pas tyre, pasi ende janë duke mbledhur prova. Nga ana tjetër prokurorët nuk e kanë pyetur ende të plagosurin tjetër Aleksandër Laho, por vazhdojnë të besojnë se në qendër të atentatit ishin edhe prokurori edhe Rrumi, ndërkohë që hetimet janë të fokusuara tek vepra e vrasjes për shkak të cilësive, e mbetur në tentativë ndaj këtyre të dyve, por që pasi shoferi ndërroi jetë do ndryshohet, duke shkaktuar vdekjen e Andi Malokut. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se laboratori i Policisë Shkencore ka konfirmuar se plumbat e gjetura në vendin e ngjarjes, janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin që u braktis në fshatin Shkafanë të Ishmit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, nga provat e gjetura në brendësi të automjetit, krahas disa gjurmëve të gishtave pritet të përfitohen edhe disa profile ADN-je për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë.

Policia në kërkim të autorit të dytë të dyshuar

Policia e Shtetit ka zgjeruar hartën e kërkimeve për kapjen e autorëve të dyshuar të atentatit të tipit mafioz, ku mbetën të plagosur, prokurori Arjan Ndoja e miku i tij Pëllumb Muharremi, ndërsa ndërroi jetë Andi Maloku. Pas kërkimeve të zhvilluara mbrëmjen e së enjtes në Lushnje e Vlorë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të RENEA-s nuk kanë rënë ende në gjurmë të autorëve të dyshuar të ngjarjes. 38-vjeçari Julian Sula me origjinë nga Thanasaj e Lushnjes është shpallur në kërkim policor si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen ose i përfshirë në atentat. Ai nuk i është përgjigjur kërkesës së policisë për të sqaruar rrethanat në atentatin e së premtes të datës 1 nëntor, teksa ka dyshime se janë gjetur gjurmë papilare të tij në automjetin e sekuestruar në Shkafan të Ishmit. Dyshimet janë se Juli i “Pashkos”, siç njihet ndryshe, mund të fshihet në zonën e Kënetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kriminale. Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati. Ndërkohë në orët e parë të së premtes, Forcat Operacionale zhvilluan një aksion blic në qytetin e Peqin. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë, por operacioni rezultoi pa sukses. Zona që mbahet në vëzhgim 24 orë është Nikla. Në atë lokalitet dyshohen se fshihen persona me rekorde të theksuara kriminale nga qyteti i Shkodrës. Policia gjatë kontrollit të ushtruar nuk gjeti ndonjë provë të fortë përveç disa jelekëve antiplumb, thika dhe një automjet të blinduar. Zonat e tjera të nxehta ku kryen operacione të njëpasnjëshme ndodhen në Durrës dhe Shkodër. Në total janë angazhuar më shumë se 500 forca policie, por ende nuk ka të arrestuar përveç Redjan Rrajën, i cili ishte në tentativë për të ikur nga vendi ynë, drejt Malit të Zi.

Elvis MYRTA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:59

Gazetari Artan Hoxha zbulon fituesin mes tre kandidatëve për postin e kryeprokurorit. “Arta Marku që në momentin kur u zgjodh prokurore u zgjodh në një situatë jo ligjore, në një seancë me flakadanë.

Postuar: 18/11/2019 - 23:53

Këshilli i Lartë i Prokurorisë paraditen e së enjtes bëri publike pikët e grumbulluara nga tre ka

Postuar: 18/11/2019 - 22:33

Të shtunën zëdhënësi i Presidentit njoftoi se do të publikohej dhe një video, me fakte të pakundë

Postuar: 18/11/2019 - 20:59

Imami Ahmet Kalaja i “Rrugës së Kavajës” në Tiranë, ka denoncuar një qytetare pasi aj

Postuar: 18/11/2019 - 20:45

Komisioni i Pavarur ka vendosur të konfirmojë në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të K

Postuar: 18/11/2019 - 20:32

Tre nga anëtarët e AMA-së, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj, ditën e sotme u shprehën

Postuar: 18/11/2019 - 19:52

Mbrëmjen e sotme në Shkodër është plagosur një person pas një sherri mes të rinjve.