
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Atentati ndaj Inez Hajrullës në 2019 në Vlorë, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 150 vite burg ndaj 5 të pandehurve

Shkruar nga Dario VELAJ 19 Shtator 2023

Gjykata e Apelit të Vlorës la në fuqi vendimin e shkallës së parë të dhënë ndaj 5 të pandehurve për sulmin me armë ndaj Inez Hajrullës në 10 maj 2019 në një lokal të qytetit bregdetar. Për rrjedhojë, trupi gjykues vendosi se duhet të vuajnë në total 150 vite burg të pandehurit Daut Elmazi, Gentjan Dautaj, Igli Memaj, Serxhio Ademi dhe Albano Goxhaj. Këto dënime u dhanë në 21 nëntor të vitit të kaluar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Vlorës. Hajrulla, objektiv i një tjetër atentati në 2017 me tritol, arriti t’u kundërpërgjigjej atentatorëve në 10 maj 2019 në një lokal në “Ujin e Ftohtë” pasi arma e njërit prej 2 qitësve u bllokua. Në atë ngjarje mbeti i plagosur shtetasi Dajko Cenodemaj, i cili po konsumonte kafe në të njëjtin lokal. Në momentin e atentatit, ai ndodhej i shoqëruar nga 6 persona. Kur automatiku i njërit prej 2 atentatorëve u bllokoi, ai u kundërpërgjigj me pistoletë. Në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja dhe 1 fishek i pashkrepur.
Sa u dënua secili prej të pandehurve?
“Vrasje në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
35 vjet për Daut Elmazin dhe Gentjan Dautajn; 30 vite burg për Igli Memajn dhe nga 25 vite burg për Serxhio Ademin dhe Albano Goxhajn.
Atentati ndaj Saimir Jakut, dërgohet për gjykim dosja ndaj Dorian Keqit
Pas më shumë se 1 viti, Prokuroria e Lezhës mbylli hetimet për 41-vjeçarin, Dorian Keqi, i arrestuar në 26 korrik 2022, si pjesëmarrës në ekzekutimin e Saimir Jakut, ish-Drejtorit të Tensionit të Lartë të Veriut (Operatori i Sistemit të Transmetimit) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Mirditës (PS) në 9 shtator 2016 në Rrëshen. Organi i akuzës e ka dërguar dosjen për gjykim ndaj Keqit duke kërkuar që ai të merret i pandehur për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”. Ai ka refuzuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë të 7 viteve më parë si dhe ka hedhur poshtë ofertën për t’u kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Vitin e kaluar, ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati deklaroi pas operacionit “Gjurma” se Keqi u pagua nga një grup kriminal në Lezhë për të hequr qafe Saimir Jakun.
Arrestimi i Keqit vitin e kaluar, u “tradhtua” nga gjurmët e gishtave
Dorian Keqi u kap në gjendje të dehur duke i dhënë makinës së tij në aksin kombëtar të Kurbinit në 26 korrik 2022. Një patrullë policore mori shenjat e tij të gishtave dhe nisi procedimin penal për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Por, një rastësi e tillë shërbeu çuditërisht si çelës i zbardhjes së vrasjes së Saimir Jakut. Nga kontrolli i shenjave të gishtërinjve të personave të proceduar dhe të arrestuar më parë, rezultoi se gjurmët kapilare në gishtat e Dorian Keqit rezultonin të përputhshme 100% me shenjën e gishtit në bidonin me benzinë brenda makinës së djegur me të cilën u realizua atentati ndaj Saimir Jakut. Më pas, ai u justifikua se nuk ka lidhje me këtë ngjarje apo aktivitetet kriminale, pasi punon si murator. Por, këto dëshmi nuk e bindën asnjëherë Gjykatën e Lezhës për t’i hequr masën “arrest me burg”.
Si u ekzekutua Saimir Jaku në 9 shtator 2016?
Ish-drejtori Tensionit të Lartë të Veriut, Saimir Jaku, 33 vjeç, u ekzekutua me kallashnikov në një lokal në qendër të Rrëshenit në 9 shtator 2016. Ai ndodhej me mikun e tij Gjergj Prenga. Ky i fundit mbeti i plagosur. Sipas dëshmitarëve, dy persona të maskuar dolën nga një makinë dhe njëri prej tyre hapi zjarr ndaj Jakut. Ata u larguan me shpejtësi dhe e dogjën makinën një fshat të Kurbinit. Pavarësisht se u gjet një gjurmë gishti në bidonin me benzinë brenda makinës, për 6 vite policia nuk arriti të identifikonte se kujt i përkiste shenja identifikuese deri në datën 26 korrik 2022. Për sa i përket viktimës, ai ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës për PS dhe mendohet se jepte para me fajde. Larja e borxheve ka qenë një nga pistat që policia e Lezhës ka hetuar, por ajo kryesore është seria e hakmarrjeve mes familjeve Jaku dhe Reçi në Lezhë.
Saga e hakmarrjeve Jaku-Reçi, vrasje me snajper dhe C4, ja 6 atentatet e radhës
Familjet Jaku dhe Reçi kanë pasur konflikte të mëdha midis tyre. Vrasja e Saimir Jakut është pasuar me 6 atentate të tjera mes dy palëve, nga të cilët 5 kanë rezultuar fatale. Spastrimet mes tyre janë kryer dhe jashtë Shqipërisë. Në 28 prill 2017, 7 muaj pas ekzekutimit në Rrëshen të Saimir Jakut, u qëllua për vdekje me 4 plumba Gaspër Reçi. Viktima u vra në banesën e tij. Ai rezultoi se kishte precedentë penalë për mbajtje dhe shpërndarje droge. Pas afro 4 muajsh të tjerë, realizohet një tjetër atentat. Këtë herë e pëson nipi i Saimir Jakut, 31-vjeçari Kreshnik Gjini. Ai u vra në Belgjikë në 6 shtator 2017. Policia belge dhe shqiptare e konsideruan atentatin ndaj viktimës si serial hakmarrjesh teksa e dashura e tij tregoi se partneri i saj ndihej i frikësuar pasi i kishin vrarë dajën e tij, Saimir Jakun. Një atentat që tronditi opinionin publik ishte ekzekutimi 48-vjeçarit Armando (Tonin) Gjinit pranë katedrales së Rrëshenit në 13 gusht 2019. Ai u vra në sy të fëmijëve të tij. Policia e konsideroi fillimisht ngjarjen si larje hesapesh për prishje të pazareve të drogës, nisur nga e kaluara e Tonin Gjinit, por nuk e përjashtoi dhe skenarin e hakmarrjes. Gjini ishte pjesë e grupit kriminal që kryente trafik ndërkombëtar droge, drejtuar nga Met Kanani.
5 muaj pasi u vra Armando Gjini, Rrësheni tronditet nga një tjetër atentat mafioz. Kastriot Reçi ekzekutohet me snajper pasi u takua me një grua dhe fëmijën e saj. Reçi po shkonte drejt lokalit të tij në qendër të Rrëshenit. Ai u qëllua nga një qitës me paruke gruaje dhe fustan nga 150 m distancë në një pallat me 7 kate. Viktima ishte pronar i një rrjeti kabllor në qytet. Ekzekutimi i tij u konsiderua si vazhdimi i hasmërive mes fiseve Reçi-Jaku, pasi përflitej se Kastriot Reçi ishte përfshirë në ekzekutimin e Armando Gjinit. Në 15 shtator 2020, Preng Gjini bëhet shënjestër e një atentati me 400 gr C4 në urën pranë shkollës “Vasil Shanto”. Pavarësisht plagëve të shumta që mori, ai nuk ndërroi jetë. Edhe kjo ngjarje u konsiderua si kapitull i radhës së hakmarrjeve mes fiseve Reçi-Jaku. Pas kësaj ngjarjeje, ekzekutohet me breshëri plumbash 51-vjeçari Anton Keli në Rrëshen. Viktima ishte kushëri i Armando dhe Preng Gjinit. Ai ndërroi jetë në spital. Deri më sot, 6 nga 7 atentatet e sipërpërmendura ende nuk kanë autor të zbuluar.
Më të lexuarat


Si po dekriptohen bisedat e baronëve të drogës? 5 kodet që Franca i dorëzoi SPAK dhe BKH-së

U “kryqëzua” për videon erotike, reagon për herë të parë Karamuço: Po afron “Metamorfoza 2”, prandaj dora e fshehtë e krimit po më vë në pozitë

"Nëse sulmohet Kosova, Shqipëria është automatikisht në luftë", Sandër Lleshaj flet për skenarin e luftës

Për kë po kërcasin prangat? RENEA dhe Operacionalja blindojnë Vlorën

Plani për ekzekutimin e prokurores së SPAK, gazetari rendit arsyet pse dështoi atentati i grupit të Laert Haxhiut

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe në Fushë-Krujë

“Kodi i Panikut”, gazetarja e njohur tregon shifrat me të cilat kamufloheshin Ervis Martinaj, Bajri apo Gjoka

Vajzat e showbizit paguhen deri në 100 mijë euro nata nga bosët e krimit për të kaluar një natë me ta? Ja çfarë thotë Artan Hoxha

Gazetari zbardh detaje të reja nga banda e Laert Haxhiut: Të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit i është dhënë metadon

SHBA: Nuk kemi mundur të vërtetojmë nëse Serbia ka tërhequr trupat nga kufiri
