Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, caktohet gjyqtarja që do japë vendimin për Redjan Rrajën

Postuar: 15/11/2019 - 16:30

Seanca në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda caktoi sot gjyqtaren që do të drejtojë çështjen për lirimin e Redjan Rrajës, i arrestuar për atentatin 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Andi Malokut dhe Landi Muharremit.

Albana Boksi do të drejtojë seancën gjyqësore të 20 nëntorit kur Redjan Rraja do të mësoje nëse do të lirohet apo do të qëndrojë në burg.Redjan Rraja është i arrestuari i vetëm i atentatit të 1 nëntorit në Shkozet. Ai u arrestua teksa po tentonte të kalonte drejt Malit të Zi. Më pas, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën ''arrest me burg'' për 34-vjeçarin. Në automjetin e grabitur me të cilin u krye atentati, u gjetën 3 palë syze, dhe në njërën prej tyre u konstatuan shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës.

Nga atentati tronditës, humbi jetën shoferi i prokurorit Ndoja Andi Maloku humbi jetën për shkak të plagëve të rënda në trup, ndërsa Ndoja dhe Landi Muharremi arritën t'i shpëtonin vdekjes.

Ndoja u sulmua ashpër nga kryeministri Rama dhe zv/kryeministri Braçe për lidhje me grupe të strukturuara kriminale pasi kërkoi dënimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Kadastrës së Durrësit Liridon Pula për përvetësim të pronave. Gjykata e Apelit të Durrësit caktoi masën ''detyrim paraqitje'' për Liridon Pulën.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 20:00

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të rëndësishme nga atentati i mbrëmshëm në Peqin ku u vra Andi Zylyfi dhe mbeti i plagosur Andi Uruçi.

Postuar: 14/12/2019 - 17:13

Një një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi policia i gjeti një sasi lëndë

Postuar: 14/12/2019 - 16:53

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Abc News edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë që

Postuar: 14/12/2019 - 16:36

Specialistët e Interpol Tirana arritën të ekstradonin nga Duesseldorfi në Gjermani, 39 vjeçarin Y

Postuar: 14/12/2019 - 16:22

Sa i përket arrestimeve për shembjen e godinës tek Kavalishenca, gazetarja Klodiana Lala tha se a