BREAKING NEWS

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria
x

Aktualitet

Atentati në Milot, dali pamjet e momentit kur 45-vjeçari sulmohet me breshëri plumbash

Atentati në Milot, dali pamjet e momentit kur 45-vjeçari sulmohet me

Gazetari Elton Qyno ka nxjerrë pamjet nga atentati  që i është bërë sot 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi në Milot. Ibrahimi po dilte nga një lokal kur u sulmua me breshëri plumbash.

Siç shihet edhe në pamje, atentatorët janë afruar me një motor, të maskuar dhe hapin zjarr. Shënjestra Ibrahimi ka qenë i shoqëruar dhe nga dy persona të tjerë.

45-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Dyshimet janë se atentati ka ndodhur pas një konflikti mes Ylli Ibrahimit dhe autorit. Policia është vënë në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.