BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Atentati në qytetin e Vlorës, grupi hetimor u kërkon autoriteteve belge informacion për të kaluarën e 26-vjeçarit, shoqërohen 15 persona

Atentati në qytetin e Vlorës, grupi hetimor u kërkon autoriteteve

Kur kanë kaluar 48 orë nga ekzekutimi mafioz i 26-vjeçarit Kristjan Breshanaj policia e qytetit bregdetar në bashkëpunim me prokurorinë janë duke kryer hetime intensive për zbardhjen e krimit të rëndë, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet e grupit hetimor janë përqendruar tek trafiku i drogës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime se 26-vjeçari është përfshirë në trafikun e drogës në Belgjikë. Për këtë arsye autoritetet tona pritet që të kërkojnë informacion tek autoritetet belge për veprimtarinë dhe të kaluarën e 26-vjeçarit atje. Autorët kanë qëlluar 10 herë me kallashnikov me silenciator drejt objektivit të tyre, ku 5 plumba kanë përshkruar trupin e 26-vjeçarit, duke e lënë atë të vdekur në vend. Sipas policisë, atentati ka më shumë se dy autorë. Ata janë ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët i kanë ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes e më pas kanë djegur automjetin tip BMW të përdorur për ngjarjen e rëndë. Por djegia e automjetit me targa greke dhe e armës vështirëson punën e policisë për gjetjen e ndonjë gjurme. Gjithashtu i riu u ekzekutua në një zonë ku nuk ndodhet asnjë kamerë sigurie, e cila të paktën mund të zbardhte edhe dinamikën e atentatit mafioz, që tronditi qytetin bregdetar natën e Fiter Bajramit. Ndërkohë, nga hetimet paraprake grupi hetimor ka ngritur dyshimet se autorët dhe viktima kanë pasur njohje me njëri-tjetrin. Grupi hetimor dyshon se autorët kanë marrë në telefon 26-vjeçarin, duke e nxjerrë në pritë atë. Për këtë hetuesit kanë sekuestruar telefonin e viktimës për të mësuar mbi personat që ai ka komunikuar ditën ku u ekzekutua vetëm 10 metra larg derës së shtëpisë së tij. Nga dëshmitë e marra, të afërm dhe miq të 26-vjeçarit kanë theksuar se viktima nuk ka pasur konflikte në Shqipëri çka përforcon pistën mbi jetën e viktimës në Belgjikë. Policia ka shoqëruar deri më tani 14 persona ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe vendit ku u dogj automjeti.

Më të lexuarat