Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

Atentatorët e armatosur dhe të maskuar / FNSH dhe RENEA rrethojnë Elbasanin, si e ekzekutuan para lokalit vëllain e Talo Çelës, në kërkim për grabitjen e bujshme

Atentatorët e armatosur dhe të maskuar / FNSH dhe RENEA rrethojnë

Një tjetër ngjarje trondit Shqipërinë teksa në orët e para të mëngjesit është ekzekutuar një 50- vjeçar në Bradashesh.

Dyshohet se autorët e maskuar e kanë qëlluar teksa zbriste nga mjeti, vëllain e Talo Çelës, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen e miliona eurove në Rinas, ndërsa burimet thonë se bëhet fjalë për një vrasje të mirë organizuar.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.