
Postuar: 22/09/2018 - 17:17
Një operacion i madh po zhvillohet prej ditës se djeshme nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar të Athinës në ishullin Zakynthos. Prej ditës se djeshme e deri tani janë arrestuar 22 persona, 11 greke dhe 11 të huaj mes tyre shqiptare, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Shumica e arrestimeve janë bërë në Zakyntho, por arrestime ka pasur edhe në Athine dhe Pyrgo. Operacioni është kryer nga 20 agjentë civilë të anti-krimit të organizuar. Burime bëjnë të ditur se kjo organizatë ka arritur të sjellë në ishull 700 kg marijuanë. Mësohet se operacioni vijon ndërkohë që mësohet se 22 të arrestuarit e deritanishëm do të cohen në prokurori në orët në vijim të mbrëmjes së sotme.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/