BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Ekonomia

ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar listën e radhës për ish-pronarët që përfitojnë kompensim financiar. Përmes një njoftimi të publikuar ditën e djeshme në faqen e saj zyrtare, agjencia tregon se kjo çështje ka të bëjë për lëvrimin e këstit të radhës për subjektet, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2017-2020. Sipas këtij njoftimi, ATP ka shqyrtuar me kujdes çdo dokument të dorëzuar nga aplikantët për të parë nëse janë në përputhje me ligjin për të përfituar këstin e radhës. Në përfundim u konstatua se nga dosjet e dorëzuar 209 prej tyre përmbushnin çdo kriter të ligjit për të përfituar kompensim financiar për pronat me kërkesë të veçantë. Të gjithë përfituesit kanë qenë të paktën përfitues të një kësti në tre vitet e fundit. “Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2021, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 209 vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2017-2020”, thuhet në njoftim. Sakaq bëhet me dije se, vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2021, si këst i radhës për 209 vendimet e subjekteve përfitues, është 629.568.910.35 lekë.

Ndarja sipas kësteve

Më tej në njoftim sqarohet se emrat e paraqitur janë përfitues të këstit të parë, të këstit të dytë, të këstit të tretë, të katërt dhe këstit të pesë, ku pjesa më e madhe tyre janë përfitues të këstit të parë. Sakaq agjencia sqaron se shuma që përfiton se cili prej tyre do të depozitohet menjëherë në llogaritë e tyre bankare brenda kësaj jave. “Për 6 (gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë, për 56 (pesëdhjetë e gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e katërt, për 80 (tetëdhjetë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e tretë, dhe për 67 (gjashtëdhjetë e shtatë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e dytë. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim”, theksohet në vendim. Në përfundim Agjencia e Pronave siguron të gjithë aplikantët se, pavarësisht situatës të vështirë, zyrat e ATP do vazhdojnë të merren me shqyrtimin e dosjeve për mbylljen sa më parë të procesit të kompensimit të pronave, për të gjitha kategoritë. Ndërsa deri më tani fokusi ka qenë tek kompensimi i pronave që preken nga ndërtimet informale dhe ato me kërkesë të veçantë, sepse është më e lehtë vazhdimi i procesit pa qenë nevoja për prezencën fizike të aplikantit. Gjithsesi Agjencia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në rast se procesi i tyre vonohet, për shkak se në zyra po punohet me staf të reduktuar për të respektuar protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të frenimit të koronavirusit në vend.

 

Dokumenta bashkëngjitur