BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që ndaloi dhunimin e Gert Shehut

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që
x
BREAKING NEWS

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më ftojnë sot si drejtues në polici nuk pranoj. Ja arsyeja e fortë

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime të forta: Gerti Shehu mund të jetë i rekrutuar nga shërbime inteligjence

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i menjëhershëm i policisë

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh detaje të forta dhe zbulon lëvizjet e fundit të prokurorisë

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e Berishës për agresorin

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e
x
BREAKING NEWS

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër autoritetet: Hetimi për sulmin ndaj Berishës duhet të niste më shpejt, policia duhet të...

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, dyshohet se...

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i
x

Aktualitet

"Aty ka një skenar që duket se është organizuar nga..."/ Atentati ndaj Albin Kurtit, Artan Hoxha publikon FOTON dhe zbulon bisedën me Prek Kodrën: Ja çfarë më tha dhe si qëndron e vërteta

"Aty ka një skenar që duket se është organizuar

Antetati ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është bërë lajmi i ditës, pas publikimit të të dhënave nga hakerat. Sipas të dhënave që janë bërë të njohura, Kurti do të ekzekutohej nga në person, i identifikuar si Prek Kodra nga Shkodra.

Gazetari Artan Hoxha në studion e ABC Live zbuloi se ka biseduar me Kodrën një ditë më parë. Hoxha tha se ai është një person i lirë që merret me gjueti dhe nuk është snajperist profesionist sikurse është raportuar apo në kërkim.

“Atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, ndaj politikanit të rëndësishëm Xhavit Haliti. Aty ka një skenar që duket se është organizuar nga shërbimi sekret. Këto lloj të dhënash nuk janë informacione 100% të sakta. Prandaj jo çdo gjë që thuhet aty është e saktë.

"Aty ka një skenar që duket se është organizuar

Gjatë 48 orëve te fundit nga momenti që ka dalë ky është dhënë emri i Prekë Kodra. Është thënë se është snajperisti më i mirë që ka Shqipëria. Është thënë se është përfshirë në vrasje në Lezhë.

Është nga zona e Dukagjinit. Është i apasionuar pas gjuetisë, nuk është snajperist. Ka një biznes në Shkodër, ka gurore. Ky nuk ka qenë ndonjëherë në kërkim. Dje kam kontaktuar me të.

Është i lirë, nuk ka qenë në kërkim. Ka qenë vetëm orë në Drejtorinë e Policisë së Lezhës sepse kishte ndodhur një ngjarje ku ishte përfshirë kushëriri i tij. Ka rezultuar se nuk ka lidhje. Ky është prek Kodra është gjahtar”, deklaroi ai.

Më tej Hoxha tha se Kodra është ndaluar në vitin 2021 nga policia e Kosovës dhe është mbajtur 72 orë. Sipas tij ai kishte shkuar në Kosovë me 15 mijë euro me vete pasi do të blinte një makinë në Pejë.

Pasi është marrë në pyetje nga policia ai është lënë i lirë pas 72 orësh dhe është gjobitur për mosdeklarim. Gazetari shprehet se policia e Kosovës nuk e ka vënë në dijeni Kodrën për arsyet e ndalimit dhe nga hetimi ka rezultuar i pastër.

“Një shtetas i Shqipërisë do të vriste kryeministrin e Kosovës. Për herë të parë ky person, Prek Kodra më tha se nuk ka pasur asnjë dijeni.

E kam marrë vesh që unë jam njeriu që do të organizoj atentatin ndaj Kurtit ditën që u publikuan të dhënat nga hakerat. Kam qenë në Kosovë në nëntor të vitit 2021 dhe pos shkonte në Pejë të blinte fuoristradë.

Është ndaluar nga policia, pa i dhënë shpjegim e kanë marrë dhe e kanë çuar menjëherë në Prishtinë. Familjarët nuk kanë patur dijeni për 72 orë ku është. Kur është marrë në pyetje ka nxjerrë 15 mijë eurot sepse do të blinte makinën. I kanë thënë se po të mbajmë për paratë false.

Dy ditë para se të shkonte në Kosovë kishte blerë dy celularë. Ky celular i është marrë dhe nuk është kthyer më. U është dhënë autoriteteve izraelitë për ta zbërthyer. Policia e Kosovës e ka liruar pas 72 orësh dhe e ka gjobitur për mosdeklarim. Nuk i kanë thënë që a je i përfshirë.

Që nga ai moment ka hyrë në Kosovë edhe tre herë të tjera. Dhe Prek Kodra është marrë me vrasje çakenjsh. Dje kam folur me të gjerë e gjatë. Është hetuar dhe ka dalë i pastër. Kjo gjë e shtyu 48 orë për këtë gjë. Ai është i lirë me duar në xhepa. Këto janë informacione paraprake që i vinë policisë”, deklaroi Hoxha.

Më të lexuarat