
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

“Aty nuk hyje dot pa pasur mik”/ Bllokimi i Rinasit, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rëndësishme dhe qëllimet e fshehta ndaj qeverisë Rama: Përzgjedhja e stafit i ishte lënë në dorë kësaj partie!

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Prill 2021

Gazetari Artan Hoxha shprehet se bllokimi i trafikut ajror nga kontrollorët nuk ka dëmtuar vetëm politikën.
I ftuar në emisionin “Arnautistan”, Hoxha u shpreh se protestuesit në Rinas pretendonin që përmes bllokimit të vinin me shpatulla pas murit kryeministrin Edi Rama dhe dhanë përshtypjen e një grushti shteti. Por, sipas tij qeveria duhej ta kishte nuhatur reagimin e tyre dhe nuk duhej të lejonte të ndodhte.
“Më duket si një skenë qesharake sepse qeveria e sotme po korr atë që ka mbjellë sepse kur ka bërë përzgjedhje të punonjësve në Albkontroll ka qenë e sigurt për rrogat e larta, që janë dy herë më të larta se e presidentit. Aty nuk hyje dot pa pasur një mik. Përzgjedhja e atij stafi ka qenë e tillë. Kjo si kompani i është lënë edhe aleatëve. I është lënë LSI dhe ajo bëri atë që di të bëjë më mirë. Aty ka një veçori që nëse bëhesh pjesë e stafit trajnohesh dhe bëhesh i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Ata kanë menduar se do vëne me shpatulla pas muri qeverinë duke bllokuar udhëtimet por Rama reagon ashtu siç di të bëjë më mirë. Në pamje të parë u krijua përshtypja e një grushti shteti sepse kur ka luftë aeroportet janë të parat që bllokohen. Qeveria duhej ta kishte nuhatur dhe të mos e lejonte të ndodhte këtë, pasi aty do të zbresin edhe zyrtarë të lartë. Punonjësit e kanë nisur këtë që në maj të vitit të kaluar. Shteti duhet ta hetojë këtë që të mos ndodhë më. Ata i kanë lënë të gjithë në ajër sot. Përmes kësaj proteste nuk është dëmtuar vetëm politika, një qytetar sot kishte për të sjellë një trup të pajetë dhe ka mbetur në aeroport”, tha Hoxha.
Më të lexuarat


Situata e COVID në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin fantastik

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Lehtësimi i masave kufizuese dh rihapja e fluturimeve me Britaninë, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për situatën e COVID në Shqipëri

Çfarë po ndodh? Arrestohen aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Përdorimi i të dhënave/ PD njoftoi padi në SPAK ndaj E-Albania, vjen reagimi i menjëhershëm nga Agjencia Kombëtare e Informacionit

Protesta kundër HEC-eve në Mirditë duke bllokuar Rrugën e Kombit, vjen reagimi i parë nga Policia

‘Ka raste që nuk kthehen’, ekspertja shqiptare në Universitetin e Oxfordit tregon pse disa të infektuar me COVID humbasin nuhatjen dhe shijen

Tensionohet protesta në Mirditë, shoqërohen në polici rreth 20 persona (Detajet çfarë po ndodh)

Shqipëria rrezikohet nga vala e katërt e Covid-19? Ja si përgjigjet epidemiologu i njohur

Bilanci ditor i koronavirusit/ Autoritetet shëndetësore zbardhin shifrat: Ja sa infektime të reja u shënuan sot
