BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Aktualitet

Autobusi “me bombën brenda”/ Zbardhen detajet e tragjedisë. Ja çfarë shkruajnë mediat

Autobusi “me bombën brenda”/ Zbardhen detajet e

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë në zi kombëtare pas aksidentit tragjik që shkaktoi 45 viktima. Po një ditë më parë, sakaq të paktën 9 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh në Bullgarinë lindore, ndaj për Sofjen tragjedia ishte e dyfishtë, duke e nxitur qeverinë bullgare të shpallë 24 nëntorin ditë zije për të gjithë kombin. 

Në Maqedoninë veriore, zija zgjat tre ditë ndërsa flamujt do të ulen në gjysmë-shtizë dhe do të anulohen të gjitha organizimet publike. Shumica e viktimave të ngjarjes së tmerrshme, ishin shqiptarë.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, i cili ka udhëtuar në Bullgari menjëherë pas lajmit për aksidentin, thotë se dy shtetet po bashkëpunojnë ngushtësisht për të zbardhur sa më parë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe për të identifikuar viktimat.

Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se gjendja shëndetësore e 7 të mbijetuarve “dy të lënduar u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike, në këmbë dhe pjesë tjera të trupit, por edhe ata janë në gjendje të qëndrueshme”, ka deklaruar Filipçe.

Mediat bullgare, kanë bërë të ditur se hetimet për aksidentin mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.

Autobusi i aksidentuar, bashkë me tre autobusë të tjerë kanë qenë duke udhëtuar nga Stambolli në Maqedoni të Veriut. Vasko Pirgov, ekspert bullgar i motorëve, i cili është raportuar se ka qenë ndër të parët që ka shkuar në vendin e aksidentit, ka thënë se zjarri është përhapur në pjesën e përparme të autobusit ku edhe besohet të jenë mbajtur rezerva me karburante që mund të kenë nxitur zjarrin.

Shoferi sipas tij nuk frenoi, dhe ka shanse ta ketë zënë gjumi sepse autobusi ishte i ri dhe mosfunksionimi i mundshëm teknik i lë hapësirë vetëm 10 për qind.

Mund të kenë dështuar frenat, por sinqerisht nuk besoj, shprehet ai.Autoritetet maqedonase kanë nisur procedurat për t`i hequr licensën kompanisë “Besa Trans”, e cila rezulton të mos kishte leje për udhëtimet ndërkombëtare për autobusin e tragjedisë.