BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Autorët janë filmuar nga kamerat”/ Vrasja në Shkodër, gazetari zbulon lëvizjet e policisë

“Autorët janë filmuar nga kamerat”/ Vrasja në

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ gazetari Spartak Koka pohoi se autorët e atentatit që tronditi pak ditë më parë Shkodrën, ku mbeti i vrarë Fatos Verracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj, janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe se brenda pak ditësh policia do të publikojë videon në fjalë, ku shihen autorët, duke kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve për t’i identifikuar.

Po ashtu Koka tha se deri më tani policia nuk ka asnjë provë, përveç pamjeve filmike dhe motorit të gjetur i djegur në periferi të Shkodrës. Ai tha se vrasjet në Shkodër në të shumtën e rasteve kanë qenë larje hesapesh mes bandave apo dhe për hakmarrje.

“Fatos Verracaku është qëlluar me pistoletë nga një person që udhëtonte bashkë me një shokun e tij në një motor, dhe e ka goditur me precezion për ta eliminuar. Është plagosur dhe kunati i tij Fatmir Mehaj. Verracaku ishte biznesmen.

Provat janë motori i djegur që është gjetur në një lagje. Dy persona janë të dyshuar. Ka kamera sigurie që kanë evidentuar kalimin e tyre në rrugë të Shkodrës, por ende nuk ka asnjë provë që mund të sjellë motivet e kësaj ngjarje.

Mesa kam dijeni Policia do të publikojë brenda këtyre ditëve dhe pamjet filmike dhe do të japë dhe shpërblim për qytetarët. Deri tani nuk ka asnjë informacion për autorët. Familjarët e viktimës janë shprehur se nuk kanë konflikte dhe se dinë se kush fshihet pas ngjarjes. Shkodra shënon një rikthim të ngjarjeve kriminale.

Në 1 shtator është vrarë kushëriri i viktimës, Arjan Ferracaku. Po ashtu janë rrëmbyer dy persona të tjerë. Më 10 gusht u ekzekutua Fatbardh Lici. Më 15 korrik është vrarë Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij.

Më 18 qershor u vra Medi Kavaja dhe më 13 janar është ngjarja terrorizuese ku mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre shënjestra e atentatit, Gëzim Kulla. Vrasjet kanë lidhje me përplasjet e krimit të organizuar apo ngjarje që lidhen me hakmarrjet. Janë ngjarje me agresivitet dhe me mesazhe të ashpra ndaj personave apo armiqve të tyre si dhe mesazh e karshillik që i bëhet forcave të rendit. Flasim për një sagë vrasjesh që ka shkaktuar panik tek qytetarët e thjeshtë”, tha Koka.

Më të lexuarat