
Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si paraqitet situata pranë banesës së tij

Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Gjithçka nisi nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti, hetimi përfshiu edhe...

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland Bejkos

“Alibeaj mori 2 mln euro nga Rama”/ Plas keq në emision, deputeti demokrat ‘përplaset’ me gazetarin

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme (Emri+Foto)

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë së Transportit dhe Tatimeve për rritjen e çmimit të patentës, e cilëson në kundërshtim me ligjin dhe paralajmëron se do monitorojë tregun 1 vit

Shkruar nga Dario VELAJ 25 Mars 2023

Komisioni i Konkurrencës vendosi ditën e djeshme ndalimin e dyfishimit të çmimit të marrjes së patentave të automjeteve, e cila u firmos si marrëveshje në 13 shkurt mes Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave dhe Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në Rrugë”. Në mbledhjen e djeshme, Komisioni i Konkurrencës arsyetoi se një marrëveshje e tillë cenon konkurrencën mes autoshkollave. Për rrjedhojë, komisioni në fjalë do të vëzhgojë për 1 vit tregun e autoshkollave për të vendosur përfundimisht nëse marrëveshja e rritjes së çmimit të patentave të makinave do të zbatohet apo jo. Marrëveshja shkaktoi pakënaqësi dhe kritika në opinionin publik pasi pretendohet se vetë institucionet shtetërore po favorizojnë monopolizimin e tregut të autoshkollave dhe rëndon kostot ekonomike ndaj drejtuesve të makinave.
Arsyetimi: Akt-marrëveshja ka shkelur pikat 1 dhe 2 të nenit 4 për ligjin 9121/2003
Autoriteti i Konkurrencës u bazua mbi ligjin 9121/2003 “PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS” për të bllokuar zbatimin e marrëveshjes së rritjes së çmimit të patentës së makinave në 85 mijë lekë. Sipas këtij organi, duke marrë për referencë nenin 4 pika 1, gërma a) për “Marrëveshjet e ndaluara” që thotë: “Ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”; dhe nenin 4, pika 2 që përcakton se “Marrëveshjet që ndalohen, sipas pikës 1 të këtij neni dhe që nuk përjashtohen sipas neneve 5, 6 dhe 7, janë të pavlefshme”, kjo marrëveshje do deformojë konkurrencën në treg. “U konstatua se akt-marrëveshja nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, lidhur ndërmjet grupeve të interesit përfaqësues të Autoshkollave, DPSHTRR-së dhe DPT-së, është një marrëveshje e ndaluar në vetvete për nga objekti, në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma a), të ligjit nr. 9121/2003, pasi me hyrjen në fuqi do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg. Si e tillë, kjo akt-marrëveshje, në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003, është e ndaluar”, sqaron Autoriteti i Konkurrencës
Vendimi i parë: Ndalohet zbatimi i akt-marrëveshjes për rritjen e çmimit të patentës
Duke konsideruar se kjo akt-marrëveshje mes DPSHTRR, DPT dhe dy shoqatave të autoshkollave ka cenuar nenin 4 të ligjit 9121/2003. “Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 970, datë 24.03.2023 vendosi që akt-marrëveshja nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, e lidhur ndërmjet palëve: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqata ‘Kombëtare e Autoshkollave’, Shoqata e Autoshkollave ‘Siguria në rrugë” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vlerësohet si një akt marrëveshje në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 9121.2003, ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’”, shkruhet në pikën e parë të vendimit.
Vendimi i dytë: Autoshkollat do monitorohen për 1 vit për dhënien e patentave
Së dyti, Autoriteti i Konkurrencës do të vëzhgojë për një periudhë 1-vjeçare procedurat e autoshkollave për përgatitjen e shoferëve për t’u pajisur me leje drejtimi (patentë), bazuar te kategoria e kësaj leje drejtimi, dëshmia dhe certifikata. “Monitorimin e tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose certifikatës, për një periudhë 1 (një) vjeçare”, shkruhet në pikën e dytë të vendimit të Autoritetit të Konkurrencës.
Vendimi i tretë: Gjoba 2-10% të xhiros vjetore për autoshkollat që shkelin vendimin
Në fund, Komisioni (Autoriteti) i Konkurrencës paralajmëroi të gjitha shoqatat e autoshkollave se nëse nuk zbaton vendimin e marrë për pezullimin e akt-marrëveshjes të rritjes së çmimit të patentave, do të gjobiten me vlerë 2-10% të xhiros vjetore financare të vitit parardhës. Kjo saktësohet në nenin 74, pika 1, gërma c) për “Masa e gjobës për shkelje të rënda”, e cila thotë: “Komisioni vendos gjoba në masën 2-10% të xhiros totale të vitit financiar paraardhës, për çdo ndërmarrje pjesëmarrëse që nuk përmbush kushtet dhe detyrimet në mbështetje të një vendimi të marrë, sipas neneve 45, 50 pika 2, 56, 57 dhe 60 pika 2 të këtij ligji”. “Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma c), të ligjit nr. 9121/2003”, shkruhet në pikën e fundit të vendimit të Autoritetit të Konkurrencës kundër rritjes së çmimit të patentave të makinave.
Si u ndryshua çmimi i patentës? Shoferët do të paguanin gjithsej 100 mijë lekë
Marrëveshja për shtrenjtimin e patentës së makinave u njoftua për mediat në muajin shkurt. Pavarësisht se DPSHTRR nuk dha detaje për kostot e procedurave, u raportua nga mediat se vlera për trajnimin e patentës shkon në 85 mijë lekë (50 mijë lekë faza teorike dhe 35 mijë faza e praktikës). Një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 lekë, ndërsa një seancë praktike 935 lekë. Kostoja aktuale është 25-35 mijë lekë për patentën. Megjithatë, 85 mijë lekë nuk është shifra përfundimtare që drejtuesit e makinave duhet të paguajnë. Nëse ata do të aplikonin për ta marrë patentën pas 10 marsit, vlera do arrinte në 100 mijë lekë. Përveç kostos për përgatitje për marrjen e lejedrejtimit të makinave, shoferët duhet të paguajnë dhe 30 mijë lekë për vizitat mjekësore për sytë dhe veshët. Por ajo çfarë habit më tepër është se Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese për autoshkollat që kanë zbatuar tarifat e reja të patentës.
Më të lexuarat


A do të ketë reshje shiu? Zbuloni parashikimin e motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

Nora Malaj rrëfehet si asnjëherë më parë: Më hoqën nga puna, pas 16 vitesh nuk kam marrë ende...

Emri/ Shtatë vjedhje gjatë tre javëve të fundit, e pëson i riu në Tiranë

“Po mua do më jepni ndonjë?"/ Zbardhen përgjimet që fundosen zyrtaren e Shëndetësisë: Ja po t’i nis direkt (Biseda)

Akuzon shqiptarin për përdhunim, turistja 'shpërthen' me deklaratën e fortë: Më sulmoi në dhomë gjatë pushimeve

Prokurori Olsian Çela publikon bilancin vjetor dhe zbulon qarkun me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend (emri)

“Edhe ju thoni, pse po shkon euro gropë?!”, Artan Hoxha publikon videon që nuk duhet humbur

Rritja e numrit të aksidenteve, eksperti i sigurisë del me thirrjen e fortë ndaj bashkive: Nuk mjaftojnë vetëm tabelat, vendosni në rrugë edhe...

“E ka dhënë perëndia, mallkuar qoftë ai person...”, shpërthen Sazan Guri: Është e tmerrshme, ne nuk kemi ujë të pijshëm 24-orë këto duan të furnizojnë Italinë

Mjeku i njohur rrëfen ndjesitë e momenteve të vështira të punës: Kam qarë kur kemi shpëtuar fëmijën që pësoi 3 herë arrest kardiak rrugës për në spital
