Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Avancojnë hetimet për grabitjen e Rinasit, dyshohet se morën pjesë 3 grupe kriminale

Postuar: 20/04/2019 - 08:14

Prokuroria për Krime të Rënda është duke kryer hetime intensive për grabitjen e 9 prillit në Rinas. Megjithëse zyrtarisht ende nuk ka asnjë person të identifikuar rrethi i të dyshuarve si bashkëpunëtorë të Admir Muratajt sa vjen e po ngushtohet. Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se në grabitjen e Rinasit janë të përfshira tre grupe kriminale. Dyshimet bazohen në analizën e profileve të këtyre grupeve në fushën e grabitjeve dhe ngjashmërive të rasteve. Pas kësaj analize grupi i prokurorëve që po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ka ngritur dyshime mbi identitetin e disa prej autorëve, të përfshirë në disa grabitje nga viti 2016 e në vijim. Për ngjarjen e qershorit të 2016-tës u shpall në kërkim Aleks Pepa. Gazeta “Sot” katër ditë më parë tha se dosja e Pepës u bashkua me grabitjen e ndodhur një javë më parë pasi sipas prokurorisë ka dyshime se Murataj ka bashkëpunuar me personat që morën pjesë në atë grabitje të cilët nuk janë identifikuar ende. Gjithashtu mësohet se hetuesit që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Rinas, kanë dyshime se Admir Muratj edhe në tre grabitjet që ka kryer, ku 8 persona tashmë janë dënuar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë të paidentifikuar. Grabitja e dhunshme ka një ngjashmëri me një tjetër të ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku ka qenë i përfshirë edhe grabitësi i vrarë Admir Murataj, e për këtë arsye Prokuroria ka dyshime se në grabitjen e fundit ka marrë pjesë edhe Klement Çala.

Hetimet

Në furgonin me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, me të cikën u krye grabitja janë gjetur edhe gjurmë gishtash. Prokurorët besojnë se ekzaminimi i gjurmëve mund të çojë në identifikimin e autorëve të tjerë. Përgjigja e laboratorit të policisë shkencore pritet të vijë brenda kësaj jave. Ndërkohë mësohet se organi i akuzës ka filluar të marrë në pyetje personat që kanë informacion dhe që konsiderohen të vlefshëm për hetimin. Ndër ta, është pyetur dhe bashkëshortja e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Pavarësisht se konsiderohej dëshmi e rëndësishme, Albana Alidhima nuk ka dhënë shumë detaje të vlefshme. Ajo i ka sqaruar oficerëve se kishte kohë që nuk takohej me Admirin dhe se nuk e dinte ku qëndronte dhe me kë shoqërohej pas arratisjes nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013. Grabitja e armatosur ndodhi rreth orës 15:00 të së martës. Autorët u futën me një furgon me targa false dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Dy prej tyre lëvizën betonin dhe prenë zinxhirët që mbanin të mbyllur portën. Më pas hynë në pistë dhe nën kërcënimin e armëve grabitën paratë. Në kohën kur ata po largoheshin u përplasën me policinë dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, organizator i të paktën 3 grabitjeve të tjera të parave të bankave. Identifikimi i tij u bë pas bashkëpunimit me palën greke, që solli konfirmimin e analizave të gjurmëve të gishtërinjve, pasi Murataj kishte qenë i arrestuar në vendin fqinj për disa grabitje. Ndërsa, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paraditen e kësaj të premteje ka zhvilluar një takim me krerët e policisë. Pjesë e diskutimeve ka qenë dhe grabitja e ndodhur në pistën e Rinasit. Të enjten në Parlament Lleshaj tha se kjo ngjarje do të zbardhej shumë shpejt.

Grabitjet e zbardhura

Ngjarja e parë, për të cilën akuzohet grupi që kishte në përbërje edhe ish ushtarakë të forcave komando, ndodhi në vitin 2015, pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë, rreth 2 milion paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit. Ngjarja e tretë, për të cilën akuzohen të pandehurit, ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë private, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera. Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017-ës, ku Policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës. Kujtojmë këtu se vetëm dy javë më parë 8 personat e akuzuar si bashkëpunëtorë të Admir Muratajt në grabitjet e tre rasteve të lartpërmendura u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 156 vite burg. Ndërsa një javë më parë Murataj do të organizonte një supergrabitje në aeroportin e Rinasit e cila do të ishte e fundit për të. Në këtë grabitje ku u morën rreth 6.5 milionë euro ndodhi rreth orës 15:00 të së martës së kaluar. Në këtë super grabitje organizatori i të paktën katër grabitjeve spektakolare në vendin tonë mbeti i vrarë me plumb në kokë pas një shkëmbim zjarri me forcat e FNSH-së.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2019 - 07:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi dy persona kanë rënë pre e një atentati, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.

Postuar: 27/05/2019 - 07:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Poro të njësisë  administrative Novoselë

Postuar: 27/05/2019 - 07:03

Arba Kokalari është europarlamentarja më e re dhe shqiptarja e parë që fiton një vend në Parlamen

Postuar: 27/05/2019 - 06:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 26/05/2019 - 23:12

Moti ditën e nesërme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Postuar: 26/05/2019 - 22:28

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, Ervin Devina, ish-punonjësi i policisë së shtetit i

Postuar: 26/05/2019 - 22:17

Trupi i të riut Dorian Licaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 30 Prill u gjet i varur d