
Avokatët e shtetit përdoren si karrem për dosjet e grupeve kriminale? Saimir Vishaj ngre alarmin: Ja çfarë ndodh brenda sistemit gjyqësor!

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2021

Maja e ajsbergut mbeten avokatë të caktuar nga shteti. Ata besohet se janë bërë pjesë e një skeme korruptive nga gjyqtarët e prokurorët duke u ngecur dosjet e të fortëve apo grupeve kriminale.
Sipas ligjit ata që nuk kanë mundësi financiare për të paguar vetë një avokat, atëherë shteti u ofron një avokatët kryesisht që paguhet nga shteti. Pagesat e tyre janë shumë minimale nga 20-50 mijë lekë të vjetra seanca, por përgjithësisht janë avokat të rinj që duan të mësojnë profesionin ose ata që ende nuk kanë mundur të gjejnë një punë.
Lista e avokatëve të shtetit përcaktohet nga dhoma kombëtare e Avokatisë dhe në këtë listë janë 150 persona. Paradoksalisht në vendin tonë, ndryshe nga gjyqtari që përcaktohet me short, avokatin kryesisht zgjidhet në bazë të preferencës së gjyqtarit dhe prokurorit. Kjo ka sjellë monopolizim të kësaj skeme dhe çështjet u besohen 5-6 avokatëve.
“Kemi 150 avokatë kryesisht që diskriminohen nga ana e prokurorëve e gjyqtarëve, të cilët duhet të përzgjidhen sipas një liste të miratuar nga dhoma e avokatisë, por kjo nuk ndodh. ata zgjedhin 4 ose 5 të cilët marrin avokatë kryesisht të preferuarit e tyre. Që do të thotë një tjetër avokat merr në fazën e hetimit, dhe për të njëjtën çështje në fazën e gjykimit një gjyqtar tjetër kryesisht”, u shpreh Saimir Visha, Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë.
“Të mos ketë një monopolizim të skemës të avokatëve të caktuar kryesisht, pasi studimet e mëparshme kanë treguar se kanë qenë shumë pak avokatët kryesisht, pothuajse të njëjtët që janë caktuar në procese gjyqësore të një numri të konsiderueshëm të personave që janë në pamundësi për të paguar”, u shpreh Ernida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit./ Top Story
Më të lexuarat


Përditësimi i Covid-19/ Ulet numri i infektimeve, MSH tregon sa raste të reja u shënuan në 24 të fundit

U hodh nga spitali dhe ndërroi jetë, stilistja e njohur rikujton Xhinon për 30-vjetorin e tij: Më duket sikur pasdite do vijë në shtëpi, jetoj me gënjeshtrën që...

Aksident i rëndë në Lushnje, humbin jetën dy persona (Detajet e para nga Policia)

Sot dita e fundit për tu dorëzuar në KQZ, Partia Aleanca Demokracia e Re publikon listën e kandidatëve për deputet

“OSSHE mund ta zbulojë këtë”, Artan Hoxha tregon strategjinë kriminale që ndiqet në vendin tonë

Rriten rastet e reja në Kosovë, ja sa persona kanë humbur betejën me Covid-19

“SPAK të fillojë nga zyrtarët e lartë”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Sot paratë vijnë nga dy drejtime!

Greqia jep lajmin e keq për shqiptarët

“Më hapin barkun ata që...”, Artan Fuga del me reagimin e fortë për largimet e fundit nga politika shqiptare: Ka faj prokuroria që nuk i merr nën hetim!

Gazetarja e njohur befason me reagimin: 10 ambulanca të pajisuara me bombula oksigjeni dhe mjeku Pëllumb Pipero janë vendosur pranë PD-së
