BREAKING NEWS

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të
x
BREAKING NEWS

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit
x
BREAKING NEWS

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi
x
BREAKING NEWS

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna me armë, dalin me shpejtësi detajet e minutave të fundit

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të
x

Aktualitet

Avokati Altin Goxhaj demaskon "Faktoje": Media që shpif dhe financohet nga Sorosi

Avokati Altin Goxhaj demaskon "Faktoje": Media që shpif dhe

JA PSE GJYQI IM NDAJ SOROS, BIRN DHE FAKTOJE DO TI KUSHTOJË RËNDË MAFIES SOROS, MBI 100 MILIONË LEKË!

Reagim i Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu përfaqësues i Levizja AntiSoros Për Shqipërinë kundër shpifjeve dhe kurtheve instrumentalizuese Fondacionit Soros, BalkanInsight, Birn Albania dhe Faktoje.al

Metastaza mediatike e Soros BalkanInsight me budallikun e mediokritetit të vet, duke dashur të më venin mua vetulla, nxorrën sytë e vet ????

Në 17 Nëntor 2022, 5 ditë pas fjalimit tim në protestën e 12 Nëntorit, metastaza mediatike e Soros në Ballkan dhe Shqipëri, BIRN, vendosi emrin tim dhe Lëvizjen AntiSoros në Listën e Zezë të së Djathtës Ekstreme duke e etiketuar si grupim i të djathtës ekstreme, dmth tip fashizimi dhe duke montuar disa akuza dhe referenca krejt të rreme për të cilat do të ngrihet edhe padia penale dhe civile për shpifje në gjykatata shqiptare ndaj të gjithë rrjetit fabrikues që nga Fondacioni Soros (si krijues i BIRN Albania), Balkaninsight (BIRN), Birn Albania dhe Faktoje.al.

Vendosja e emrit tim dhe Lëvizjes AntiSoros si lider i një lëvizje të ekstremit të djathtë (identitarian movement), është një dhuratë që më është dhënë nga Zoti, për të nisur diskreditimin e tyre ligjor dhe ndërkombëtar, si një Media mashtruese dhe kurthëngritëse dhe instrumentalizuese politike për llogari të Soros!

Kjo media me këtë që ka bërë, tregon se nuk ka asgjë investigative, asgjë prej një medie dhe është thjesht një fabrikë shpifjesh për llogari të axhendave të pagatorëve.

Ky është rasti kur kjo media kapet mat duke mashtruar, shpifur, montuar prova, instrumentalizuar politikisht dhe padia që do të ngrë unë ndaj tyre do të ketë pasoja të rënda për reputacionin e tyre ndërkombëtar por kjo do të sjellë edhe avantazhe të mëdha për fuqizimin e lëvizjes sonë në Shqipëri!

Unë nuk kam qenë kurrë një aktivist i ekstremit të djathtë, por thjesht një aktivist patriot i së djathtës konservatore dhe sovraniste, konform ideologjisë politike të Partisë Republikane Amerikane të përfaqësuar nga Trump dhe sdms nga DeSantis.

Nuk gjen kurrë në narrativën time diçka më shumë se ajo ç'ka artikulojnë Trump apo DeSantis dhe nëse kjo nuk i pëlqen Soros, atëhere kjo s'do të thotë që ata apo unë jemi ekstrem i djathtë

Unë këtë ja kam sqaruar publikisht dhe personalisht përfaqësuesve të BIRN me komunikim online dhe video dhe këto prova do ti paraqes edhe në gjykatë.

Ky sulm i Soros vjen direkt pas fjalimit tim kundër Axhendës Soros dhe personalisht george dhe Alex Soros, në protestën e 12 Nëntorit 2022 në Tiranë, pasi ky mashtrim ndërkombëtar në anglisht ka ndodhur në 17 Nëntor 2022.

Nga një anë BIRN kanë konsumuar botërisht veprat penale të shpifjes duke ndryshuar dhe shkëputur fjalët e mia në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, qëllimisht për të ndryshuar me themel gjithë thelbin e dhe kuptimin e qëndrimit tim (disponoj provat video live të plota nga Kuvendi, për qëndrimet e mia ndaj Axhendës LGBQ në shkolla) madje dhe kanë shpikur protesta të miat kundër Axhendës LGBQ që nuk kanë ndodhur kurrë (kanë detyrimin e barrës së provës ti gjejnë se kur unë kam marrë pjesë në një protestë të vetme kundër Axhendës LGBQ).

Konkretisht BIRN ka manipuluar fjalët e mia në prezantimin tim si kandidat për Avokatin e Popullit duke ndryshzar duke shpifur, duke transformuar fjalët e mia "sa të jem unë, po të jem unë, nuk do të shkelte këmbë organizate lgbt në shkolla nën 18 vjeç" në fjalët e rreme sikur unë kam thënë "nuk do të shkelë këmbë personash lgbt në shkolla" duke aluduar se nuk do të lejoja nxënësit që mund të vetëindetifikohen si lgbt në shkolla! Ka goxha ndryshim (aq sa për të konsumuar veprën penale të shpifjes), midis mos lejimit të shoqatave LGBT që propagandojnë dexhenderizimin dhe seksualizimin e fëmijëve në shkolla dhe ndjekjes së shkollës nga adoleshentët që vetëidentifkohen si lgbt pasi kjo është e drejtë e pamohueshme dhe e mbrojtur nga unë në çdo nivel, madje këto i kam thënë edhe në intervistën e BIRN Albania dhe BalkanInsight!

Po ashtu ata kanë shkëputur fjalë nga konteksti (duke hequr të tjera fjalë që ndryshojnë kuptimin e dhënë) për qëndrimet e mia ndaj ardhjes së afganëve të dyshimtë pa dokumenta mes të cilëve mund të kishte edhe persona të rrezikshëm siç dhe kanë raportuar mediat ndërkombëtare).

Nga ana tjetër, BIRN i Soros pretendon s eunë shpërndaj "teori konspirative" për vraksinat, ndërkohë që unë disponoj prova dhe fakte shkencore të publikuar në mediat më prestigjoze shkencore që vërtetojnë tezat tona të cilat sot rezultojnë me bazë shkencore, çka kjo sjell edhe përkufizimin e shpifjes.

Gjithashtu, akuzat se unë kam përdorur gjuhë homofobike është e rreme, përderisa deri më sot, autoriteti sorosian "Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit" nuk ka asnjë ankesë kundër meje për gjuhë homofobike, çka dhe kjo akuzë do duhej të provohej nga bishtat e Soros para se të guxonin ta shkruanin në 17 Nëntor 2022! Fakti se unë kam pas një rol të rëndësishëm në dështimin e Axhendës LGBQ në shkolla, kjo nuk më bën as homofob as përdorues të gjuhës homofobike por një aktivist konservator që mbron familjen njësoj si republikanët në SHBA.

Të gjitha këto vijnë edhe si pasojë e rolit tim si avokat (bashkë me avokatin Erald Aga të Studios Ligjore @Aga & Goxhaj Law Firm) në mbrojtjen ligjore e Pastor Akil Pano kundër Komisionerit për Mbrojtjen kundër Diskriminimit për akuzat e rreme për "diskriminim në formën e gjuhës së urrejtjes" dhe në angazhimin pranë @Koalicioni për Mbrojtjen e Familjes & Jetës dhe @Advocate Albania si grupime konservatore proFamiljes dhe Jetës.

Dobësia e BIRN por edhe statusi i veglës së Soros, tregohet kur përcaktojnë tezën tonë kryesore ku, ata kanë zhdukur termin tonë më të njohur "SHPOPULLIM" me termin pjesor "ZËVENDËSIM" për të fshehur akuzën tonë kryesore ndaj Sorosit, që është Axhenda Soros e Shpopullimit e ndërtuar mbi principet e Vaso Çubrilloviç të vitit 1937. "Teoria e Zëvendësimit" e pretenduar, është hileqare dhe kurth, për ta larguar nga thelbi shqiptar dhe për ta asocuar thjesht me teoritë e Kalergit të përhapura në Europë duke fshehur rolin e Soros në Shqipëri. Etiketimi si Teori Konspirative e merr përgjigjen në Librin ZOGJTË E QYQES TË "SHOQËRISË SË HAPUR", por kjo do të provohet në Gjykatë.

Po ashtu, BIRN ka mshtruar kur i referohen ideologjisë që na përfaqëson duke na përcaktuar me termin "identitarian movement" (ekstrem i djathtë që askund nuk është përmendur nga unë) kur ne prezantohemi publikisht në çdo rast dhe me video, intervista, tekste dhe linke si "konservator të djathtë sovranist" në linjën e partisë së kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, Fidesz të Victor Orban apo Partisë Republikane Amerikane të përfaqësuar nga Trump dhe DeSenantis.

Ndërkohë konstatova se unë duhet të marr në konsideratë në këtë padi edhe rolin e bashkëpunëtorit të metastazës tjetër të Soros: patronazhistët online Faktoje.al, për rolin që ajo ka luajtur për të fabrikuar shpifje ndaj meje dhe të marra në konsideratë nga lloji tjetër i saj BIRN.

Siç e kuptoni, Gjyqi im kundër Soros do të jetë një gjyq me vizibilitet publik dhe do të jetë gropa ku do të bjerë vetë Soros dhe bishtat e tij mediatik si BIRN dhe Faktoje.al

Shkurt, Gjyqi ndaj Fondacionit Soros, BIRN dhe Faktoje.al do të jetë një DISKREDITIM NDËRKOMBËTAR PËR VETË MAFIEN SOROS pasi provat dhe faktet që do të publikohen në këtë kuadër do të krijojnë një kosto kaq të lartë për ta sa do të bëhen pishman për budallëkun e tyre për kurthin që bënë ndaj meje dhe ranë vetë për shkak të stresit të fjalimit tim antisoros në protestën e 12 Nëntorit ????

Sepse siç ka thënë Makiaveli:

"Dhelpra ka frikë nga Ujqit (por jo Kurthet) ndërsa Luani ka frikë nga Kurthet (por jo nga Ujqit)! Ndaj duhet të sillemi si Luani me Ujqit dhe si Dhelpra me Kurthet"

Ja teksti mashtrues i BalkanInsight të Soros i cili u publikua në 17 Nëntor 2022, 5 ditë pas fjalimit tim në protestën e 12 Nëntorit 2022:

"PËRMBLEDHJE

Lëvizja Anti-Soros në Shqipëri ka një nga  emrat Altin Goxhaj, i cili dhe i ka vënë emrin lëvizjes. Goxhaj është përfaqësuesi kryesor dhe lëvizja nuk ka ndonjë organizim të strukturuar, pasi bazohet kryesisht në faqet e rrjeteve sociale me rreth 5000 ndjekës.

Goxhaj pretendon se po lufton miliarderin George Soros dhe përfshirjen e tij në Shqipëri për më shumë se një dekadë. Por lëvizja e tij mori vëmendjen vetëm pasi drejtues të opozitës në Shqipëri si ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta akuzuan gjithashtu Sorosin për komplot kundër tyre dhe vendit.

Përveç pretendimit se është kundërshtar i qeverisë socialiste, Goxhaj ka një histori organizimi të protestave anti-LGBTQ dhe përdorimit të gjuhës homofobike. Pas vitit 2017, ai promovoi disa teori konspirative të cilat pretendojnë se ka një plan për të zëvendësuar shqiptarët me emigrantë nga Lindja e Mesme apo vende të tjera. Kur qeveria doli vullnetare për të pranuar refugjatë afganë në vitin 2021, Goxhaj dhe mbështetësit e tij filluan një fushatë kundër saj, duke prodhuar video me gjuhë të qartë raciste.  (Në një, Goxhaj thotë se refugjatët afganë janë “një kancer” dhe do të sjellin në Shqipëri kulturën e përdhunimit dhe pedofilisë).

Shumë njerëz që mbështesin Goxhajn janë edhe mbështetës apo anëtarë të Partisë Demokratike të Berishës apo të Partisë së Lirisë të drejtuar nga Meta.  Nuk ka numra të qartë të mbështetësve të tij, por videot e tij marrin mijëra shikime dhe qindra komente ose pëlqime. Videoja e lidhur më sipër ka pasur 18,000 shikime.

Me mbështetjen e Berishës dhe Metës dhe aksesin në disa media, Goxhaj dhe narrativa e tij, duke përfshirë teoritë e konspiracionit kundër vaksinave, të cilat shpërthyen pas COVID-19, po merr vrull. Ai bindi 38 deputetë të opozitës që të nënshkruajnë në favor të kandidaturës së tij për të qenë Avokati i ri i Popullit, duke i premtuar parlamentit se “asnjë LGBTQ nuk do të lejohet në shkollat ??shqipe” nëse ai merr detyrën."

https://far-rightmap.balkaninsight.com/map_countries/albania/?orgName=Anti-Soros%20Movement%20in%20Albania