BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

Avokati i njohur zbulon skandalin që po qarkullon me shpejtësi prej ditësh, i bën thirrje urgjente Prokurorisë: Ja përse të dhënat personale janë gjeneruar nga e-Albania

Avokati i njohur zbulon skandalin që po qarkullon me shpejtësi prej

Me anë të një postimi në rrjetin social, avokati i njohur Redi Ramaj ka hedhur dritë mbi debatin që prej ditësh po qarkullon në media, në lidhje me të dhënat konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç.

Dokumenti i publikuar nga portali Lapsi.al përmban të dhënat personale të secilit prej zgjedhësve, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.

Pas daljes së këtij lajmi, opozita ka akuzuar qeverinë Rama se i ka marrë këto të dhëna duke përdorur portalin e-Albania dhe për këtë kërkon nga SPAK që të hetohet.Por akuzat janë hedhur poshtë nga PS-ja, duke mohuar se këto të dhëna janë marrë nga portali e-Albania, pasi sipas zyrtarëve socialistë, ai database funksionon prej kohësh në selinë e PS-së.

Por avokati Redi Ramaj shkruan se këto të dhëna janë marrë nga ky portal i qeverisë. Ai e bazon këtë qëndrim të tij duke krahasuar të dhënat e gjetura në sistemin e patronazhit të PS-së me ato të portalit e-Albania.

“Të dhënat e publikuara në media që mendohet se përdoren nga PS janë marrë me siguri nga e-Albania! Personalisht këtë provoi nga numri i  telefonit, të cilin e ka gjeneruar gabimisht sistemi i e-Albania jo të saktë! Kjo situatë ku përdoren të dhënat e hedhura në një portal shtetëror ka vetëm një zgjidhje, kallëzim penal në Prokurori. P.S Kisha shumë dëshirë ta njihja këtë patronazhisten time, sepse qenka misterioze...”, shkruan Ramaj.