BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Aktualitet

“Azemit i bënë dhe një atentat përpara”/ Trondit ish-truproja i Sali Berishës, nxjerr prapaskenat e errëta dhe bisedën e tij me ish-kryeministrin: Njerëzit kanë qarë me lot!

“Azemit i bënë dhe një atentat përpara”/ Trondit

Ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj në një rrëfim për vrasjen e Azem Hajdarit, zbuloi se ndaj Azemit është bërë edhe një atentat tjetër më parë.

Lushaj rrëfeu bisedën e tij me Berishën kur i tha se nuk i lejojnë të hyjnë në Tropojë. Aso kohe, realizuan atë që Lushaj e cilëson si mitingun më të zjarrtë të të gjitha kohërave pasi njerëzit menduan se u çlirua Tropoja.

“Azemit i bënë dhe një atentat përpara që u plagos Bardhyl Pollo. Me Berishën kemi hyrë në Tropojë, e kemi shtëpinë atje.

Sa kemi zbritur nga trageti, tha se është shumë vështirë të hysh në Tropojë. Tha Berisha, si? Para… Kemi ecur unë me Azemin me 2 makina. Para se të hynim në qytet, nuk mund të futen thanë. Po si tha Azemi. Nuk mund të shkoj te varri i nënës dhe babës? Kemi ecur përpara. Të gjithë prisnin mitingun dhe të gjithë ata që prisnin të mos hynim ne, ishin aty (Haklajt, Mulosmani). Të gjithë ishin 100 metra nga podiumi. Ai ka qenë mitingu më i zjarrtë i të gjithë kohërave. Njerëzit kanë qarë me lot. Njerëzit kujtuan se u çlirua Tropoja”, tha Lushaj.

Më të lexuarat