Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Azilkërkuesi i zhgënjyer nga Gjermania: Më mirë bukë e kripë në Shqipëri, nuk pamë gjellë me sy në 3 muaj

 Azilkërkuesi i zhgënjyer nga Gjermania: Më mirë bukë e kripë në Shqipëri, nuk pamë gjellë me sy në 3 muaj

Postuar: 15/08/2015 - 19:44

Ikën masivisht shumë shqiptarë, pasi dëgjuan për azil në Gjermani, por pas disa muajsh qëndrimi atje, shumë prej tyre u kthyen. Njëri prej tyre është Astrit Guri, i cili për 4 muaj mbylli derën e shtëpisë në Kukës dhe bashkë me familjen shkuan drejt Gjermanisë.
 
Si të gjithë ata që morën këtë rrugë, edhe Astriti shpresonte në një jetë më të mirë. Por mjaftuan vetëm 3 muaj e 17 ditë për tu përballur me zhgënjimin duke u rikthyer në Kukës.
 
Të diskriminuar, pa para e ushqim të mjaftueshëm. Kjo është ajo çfarë kujton Astriti për qëndrimin si azilkërkues. Koha e qëndrimit të tyre në Gjermani përfundoi shumë shpejt. Zyrat e emigracionit i njoftuan për refuzimin e kërkesës duke u përcaktuar edhe afatet e kthimit në Shqipëri kundrejt ndëshkimeve në rast të kundërt.
 
Astriti ka dhe një apel për të gjithë ata që kërkojnë të largohen drejt Gjermanisë.
 
“Prej fëmijëve se këtu e pashë që me një rrogë s’mund të bëja gjë, me la borxhet e gjërat, shkova për një jetë më të mirë atje por atje kishte qenë më keq se këtu. Në Shqipëri është shumë më mirë, të paktën bukë e kripë. Tre muaj e 17 ditë se pamë gjellën me sy, vetëm bukë e sallam, 20 veta. Neve na kanë ndarë tre sheqera, dy kripë nga një gram, disa nukrema. Më pyetën për zanat..ishin duke u bërë dy barake, më thanë po e meriton, më pyetën ke ku me i lënë fëmijët? Jo i thashë. Ne na kanë dhënë 327 euro dhe bukë, gjysmë speci të gjallë dhe një kastravec ..u bëj thirrje gjithë shqiptarëve, edhe Serbia është më mirë se sa Gjermania”, shprehet ai për ABC News.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:40

 Dita e nesërme pritet të jetë me diell, por gjatë pasdites paraqiten kthjellime dhe vranësira kalimtare në kryeqytet.

Postuar: 24/05/2019 - 22:46

Nuk është rastësi që emri i koduar i një operacioni policor të zhvilluar nga policia italiane në

Postuar: 24/05/2019 - 22:21

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar nga oficeri i policisë E

Postuar: 24/05/2019 - 21:58

Gazetari Sokol Balla thotë se prej 30 vitesh, të njëjtat grupime politike duan që vendi të digjet

Postuar: 24/05/2019 - 20:43

Planet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pritet të rrafshojnë pas palmave, edhe pishat e

Postuar: 24/05/2019 - 20:15

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e fortë që dha sot Presidenti Ilir Meta

Postuar: 24/05/2019 - 20:07

Seanca e parë për procesin e rigjykimit të Izet Haxhisë do të mbahet me datë 18 Qershor.