Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Babai bën deklaratën befasuese në emision: Fëmijën tim ta mbajë shteti se është jetim. Ish-bashkëshortët përplasen ‘live’ në emision (VIDEO)

Postuar: 11/09/2019 - 13:16

“Fëmijën tim ta mbajë shteti se është jetim”. Kjo ka qenë deklarata befasuese e një babai për djalin e tij, ndërsa u përball sot live me ish-bashkëshorten në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Teksa ish-gruaja ishte e pranishme në studio, ku i kërkonte ish-burrit që të shihte më shpesh djalin e tij, sot 11 vjeç, ai është bërë pjesë e emisionit me një lidhje telefonike.

Ai tha se gjithmonë e kishte takuar djalin, madje i kishte kërkuar edhe 11 vite më parë ish-gruas që ta mbante ai fëmijën.

PERBALLJA
Ish-burri: Nuk e kam mohuar fëmijën tim. E kam ndihmuar me aq sa kam mundur. Ajo sdi pse ka ardhur në emision sepse me mua ka kontakte dhe mund te sqarohej me mua kur te donte.

Ish-gruaja: Nga ty kërkoj që të kesh komunikim më të shpeshte me djalin.

Ish-burri: Ti i di hallet e mia.

Ish-gruaja: Ndihmoje djalin sepse je babai i tij.

Ish-burri: Të kam thënë ‘ma jep cunin se e rris unë’.

Ish-gruaja: Ti mund ta takosh kur të duash, por unë do ta mbaj vetë djalin tim.

Ish-burri: Edhe para 11 vitesh të kam thënë ma jep çunin se e rris unë. Nena e Inës nuk ma ka lejuar të nxirrja xhiro djalin. Femijën tim ta mbaj shteti se është jetim.

Ish-gruaja: Femija im nuk është jetim, është kopja jote. Nuk dua leke nga ti, por kur të mundesh mbushi një çante me ushqime, jepi dashuri, mos i moho të drejten për të patur një baba.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2019 - 00:19

Nga ora 22.08 ku u regjistruan lëkundje tërmeti në zonën e Vorës janë shënuar dhe tre lëkundje të tjera. Në orën 23.16 minuta është regjistruar një tjetër goditje 2.2 ballë, epiqendra deti Adriatik.

Postuar: 22/09/2019 - 23:30

Lajmi për një tërmet tjetër duket se ka ngjallur panik te qytetarët të cilët kanë vërshuar nëpër

Postuar: 22/09/2019 - 23:25

 Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar qytetarët se asnjë tërmet nuk mund të parashikohet,&n

Postuar: 22/09/2019 - 23:21

 Flet eksperti i sizmiologjisë Rrapo Ormeni pas lajmit të rremë që përhapën disa media të pa

Postuar: 22/09/2019 - 23:00

 Tërmeti i orës 22:08 minuta, me magnitudë 4.4 ballë ka alarmuar banorët e kryeqytetit, të c

Postuar: 22/09/2019 - 22:34

Një tjetër tërmet ka tronditur Shqipërinë.

Postuar: 22/09/2019 - 22:24

Tërmeti i fortë i ditës së shtunë shkaktoi dhjetra të plagosur e dëme të konsiderueshme materiale