BREAKING NEWS

“Ky është problem”, Artan Hoxha zbardh detaje nga videoja ‘bombë’ që disponon për zyrtarin e lartë: E kanë kapur 'mat' duke...

x

Aktualitet

Babai e shkund deri sa e vogla pëson hemorragji në kokë/ “Burri u arrestua se keqtrajtoi vajzën 2-muajshe”, drama e nënës së dy fëmijëve azilante në Francë: Më kërcënoi se do më vrasë

Një histori e dhimbshme është bërë sot pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur”, ku një nënë e re është në ankth për të ardhmen e dy vajzave të saj të mitura. Gjithçka nisi kur familja Uka do të emigronte në drejtim të Francës për të kërkuar azil. Matilda Uka, nëna e dy vajzave, njëra 1 vjeçe dhe tjetra 5 vjeçe, në një lidhje me skype nga Franca tregoi historinë e saj të jetës, ndërsa pohoi se ishte martuar me shkuesi në moshën 17-vjeçare me një burrë që vuante nga epilepsia.

Ajo këtë gjë e merr vesh më vonë dhe kjo do të shkaktojë probleme me ardhjen në jetë të fëmijëve. Matilda tregon se burri ndonjëherë nuk i kontrollonte dot veprimet. Dhe një ditë teksa vajza e vogël dy muajshe po qante, babai e shkund deri sa e vogla sëmurët. Më tej Matilda tha se pas kontrolleve të shumta, mjekët i thanë se vajza ka hemorragji në kokë. Në këtë situatë, Matilda tregon se nga një veprim i pakontrolluar nga babai ka sjellë këtë gjendje të vajzës, ndërsa mjekët kanë sinjalizuar autoritetet.

Unë për vjehrrin dhe vjehrrën kam shumë respekt, do mbeten përherë gjyshërit e fëmijëve të mi dhe s’do t’i ndajë kurrë”, tha më tej Matilda. Ndërkohë në studion e emisionit ishte dhe vjehrri i saj Fikriu, i cili pohoi se gjithçka qe kishte thënë Matilda ishte e vërtetë. Ai tha se Matilda duhet të vazhdojë betejën për të mbajtur vajzat e saj.

“Unë Matildën se kam nuse djali, por vajzë. Ne kemi qenë në Turqi prej 20 vitesh. Atje e kemi operuar djalin, të gjitha lekët që fitova atje i lashë, por shyqyr fitova djalin. Mjekët më thanë se ai s’do të kishte më probleme ndaj e fejova dhe e martova. Këta sh konin mirë. Matilda thotë të vërtetën që ai u sëmurë”, pohoi vjehrri.