Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Babalja’/ Kërcënon avokati i gazetarit Olldashi: Ja çfarë do ndodhë nëse dënohet

Postuar: 12/10/2018 - 15:09

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi në lidhje me çështjen e audio përgjimit të njohur si ‘Babalja’, ku pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në pazare droge.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, avokati i Jetmir Olldashit, Çlirim Gjata tha se nuk ka prova për njohje apo komunikim mes klientit të tij dhe Fredi Alizotit, siç pretendon ky i fundit në videon e dytë të publikuar nga PD. Avokati tha se nëse dënohet klienti i tij, gazetari Jetmir Olldashi çështja shkon në Strasburg.

“Gazetari Olldashi nuk u njoftua për masën e sigurisë. Të martën na u vu në dispozicion dosja. Mediat kishin në dorë dokumentet, pasi nuk ma kishte dhënë Prokurori. Kush ja dha medias? Medias ja jap unë dokumentet. Është shkelje procedurale. Denoncimi për kallëzim të rremë është bërë nga Agron Xhafaj, para se të ikte në Itali. Gazetari Olldashi ja çoi investigimin PD dhe PD e publikoi. Agron Xhafaj ka depozituar një kampion zëri dhe ka bërë kallëzim.  Dëshmia e Agron Xhafajt është bërë nga vartësit e Fatmir Xhafajt. Emri i Albert Veliut u bë pasi Agron Xhafaj iku në Itali.

Klienti im gazetari Jetmir Olldashi nisi një investigim për drogën në Vlorë. Gazetari ka dorëzuar të gjithë materialin që ka pasur në dispozicion të Prokurorisë. Organi i akuzës nuk ka dorëzuar materialin origjinal, por ka marrë materialin nga media. Stilolapsi përgjues nuk është dorëzuar, sepse materiali është hedhur në USB. Prokuroria mori për bazë denoncimin e një të dënuari siç është Agron Xhafaj. Krimet e Rënda nuk kanë punë me kallëzim të rremë. Nuk ka asnjë provë për komunikim mes Jetmir Olldashit dhe Fredi Alizotit.  Nëse prokuroria dënon gazetarin Jetmir Olldashi, çështja do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut”- tha Çlirim Gjata.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 16:13

Pas publikimit të videos ku shfaqet momenti i aksidentit, nga i cili humbi jetën Elton Macolli ka reaguar edhe kunata e deputetes.

Postuar: 21/10/2019 - 15:42

Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka bërë akuza të fort

Postuar: 21/10/2019 - 15:41

Dita e sotme në brigjet e Adriatikut për njerëzit që e kanë frekuentuar duket se po shijojnë një

Postuar: 21/10/2019 - 15:29

Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës k

Postuar: 21/10/2019 - 15:09

Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar ditën e sotme një foto  për të

Postuar: 21/10/2019 - 14:55

Në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes So

Postuar: 21/10/2019 - 14:50

Djali i biznesmenit dhe sindikalistit të njohur Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha ka folur sërish për vd