BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të
x
BREAKING NEWS

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është
x
BREAKING NEWS

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x

Aktualitet

Bajram Çekorja shpallet në kërkim për vrasjen e Erjon Xhenjes në Shkodër, u hakmor për babain e vrarë, 19-vjeçari punonte te Asmer Bilali

Bajram Çekorja shpallet në kërkim për vrasjen e Erjon

Bajram Çekorja, 24-vjeçari i cili kërkohet për t’u arrestuar nga policia për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit në 25 gusht në Shkodër, është shpallur në kërkim dhe për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e 18 shtatorit në një bar-kafe në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Policia e Shkodrës njoftoi nëpërmjet një komunikate për shtyp se në bazë të verifikimeve dhe hetimeve të kryesore, shpalli 24-vjeçarin Çekorja si autorin kryesor të ekzekutimit me 7 plumba të Erjon Xhenjes. Sipas hipotezës kryesore, Erjon Xhenje u vra në shenjë hakmarrjeje nga Bajram Çekorja, pasi është kushëri i Shkëlzen Xhenjes, i dyshuar për ekzekutimin e Ismet Çekorjes, babait të Bajramit, i vrarë pranë banesës së tij në 2 shtator. Lidhur me ekzekutimin e 57-vjeçarit Çekorja, policia aludon se Erjon Xhenje mund të ketë nxjerrë në pritë të atin e Bajram Çekorjes për t’u vrarë për llogari të Asmer Bilalit. Ngjarja në fjalë përfaqëson serinë e radhës të luftës mes bandave kriminale dhe familjeve të Shkodrës. Babai i Erjonit i kërkoi 2 orë para krimit të largoheshin në Malin e Zi I ati i Erjon Xhenjes reagoi një ditë pas vrasjes së të birit se ngjarja nuk ka lidhje personalisht me djalin e tij, por me kushërinjtë e Erjonit, pra nipat e tij. Ai tregoi se kishte tentuar ta largonte të birin për t’i shpëtuar hakmarrjes. “kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira, t’i largoj nga këtu. Nuk është problemi ynë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë”, tha babai i Erjonit. Sipas policisë, ai e telefonoi të birin 2 orë para krimit që të kthehej në banesë për t’u larguar së bashku më pas drejt Malit të Zi, por fatkeqësisht, Erjon Xhenje refuzoi dhe u vra me 7 plumba në orën 20:10. Viktima punonte te Asmer Bilali, kushëri me dy vëllezërit problematikë Xhenje Viktima i atentatit të 18 shtatorit ka punuar në fermën e kuajve të Asmer Bilalit, i akuzuar dhe i mbajtur për disa kohë në burg si anëtar i grupit kriminal Bajri në Shkodër. Nga ana tjetër, lidhja farefisnore më vëllezërit Shkëlzen dhe Sehar Xhenja, mund të jetë shkaku kryesor i vrasjes së 19-vjeçarit. Shkëlzeni dhe Sehari janë shpallur në kërkim nga policia që prej 20 shkurtit 2021 pasi kanë tentuar me mikun e tyre Eljon (Esmeraldo) Hato të vrasin 30-vjeçarin Taulant Pepaj në lagjen “Skanderbeg”. Shkëlzen Xhenje në 22 shkurt 2021 deklaroi në një intervistë për emisionin “Uniko” në “TV Klan” se nuk ka lidhje fare me ngjarjen pasi u largua nga Shqipëria që prej 12 janarit 2021. Dy vëllezërit Xhenje janë përfshirë dhe në ngjarje të tjera të rënda në të kaluarën. Shkëlzen Xhenje dyshohet si njëri prej autorëve të vendosjes së një sasie tritoli ndaj 34-vjeçarit Bledar Çekorja, në 28 janar 2014 në Shkodër, ndërsa pasi bëri 4 vite e 8 muaj burg u lirua duke përfituar nga një amnisti në atë kohë. Një muaj pas lirimit, më 18 shkurt të 2017-ës Shkëlzen Xhenje u arrestua për plagosjen e Flutura Muçës. Kjo e fundit e akuzoi se atentati ishte porositur nga Sadetin Sula, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Suela Sula, motra e të plagosurës Flutura Muça. Xhenje mohoi se ka lidhje me këtë ngjarje. Më 22 shkurt 2018 u sulmua me thikë ish-trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka. Autor i ngjarjes të këtij sulmi u dyshua Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje mendohet se është personi që drejtoi mjetin me të cilin u larguan pas ngjarjes.