Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Brenda tetorit zgjidhje problemit të shpronësimeve

Postuar: 25/08/2019 - 21:17

Unaza e Madhe e Tiranës është një ndër veprat më të mëdha infrastrukturore që po ndërtohet në kryeqytet. Ndërtimi i saj jo vetëm lehtëson qarkullimin e automjeteve duke zgjidhur problemin e trafikut por njëkohësisht bën të mundur edhe rikualifikimin e zonave pranë të cilave kalon.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, inspektuan punimet që po bëhen në pjesën Lindore të Unazës së Madhe.

“Ecuria e punimeve në këtë pjesë të kantierit në Unazën Lindore të Jashtme të Tiranës është e kënaqshme. Gjatë periudhës së fundit, sidomos të verës, kompania ka punuar me cilësi edhe me ritëm të lartë të punimeve.  Edhe pse kemi pasur problematikat e shpronësimit në disa pika kryesore të projektit ka vazhduar puna në pjesë të tjera të cilat janë të lira dhe front pune. Ndërkohë ARRSH-ja është duke punuar për të realizuar edhe marrjen e vendimit të qeverisë për shpronësimin e të gjithë këtyre banorëve”, bëri të ditur drejtoresha Qato.

Nga ana e saj, ministrja Balluku theksoi se ndërtimi i kësaj vepre nuk është thjesht një investim i cili do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit për automjetet por projekti përfshinë një sërë komponentësh  duke parashikuar një rikualifikim të gjithë zonës pasi do të ketë hapësirë të dedikuar për qytetarët, trotuar, ndërsa një pjesë tjetër e rëndësishme është ajo e sistemimit të lumit Lana e cila prej vitesh ka qenë një shqetësim i madh për banorët e kësaj zone.

“Është shumë e rëndësishme që këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me një rrugë për automjetet por kjo është një zonë që rikualifikohet e gjitha. Kemi sistemimin e shtratit të Lanës, krijohet një pjesë për këmbësorët, pra trotuaret janë një pjesë e rëndësishme e projektit dhe kjo nuk është thjesht një rrugë për t’u aksesuar nga automjetet por do jetë një pikë ku të gjithë banorët e zonës po dhe banorë nga zona të tjera mund ta aksesojnë”, u shpreh Balluku.

Sa i takon shpronësimeve në këtë zonë por edhe në zona të tjera të cilat preken nga projekte të ndryshme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se brenda muajit tetor qeveria pritet t’i jap zgjidhje afatgjatë këtij shqetësimi.

“Besoj që brenda muajit tetor do t’i jepet një zgjidhje e mirëfilltë të gjitha proceseve të shpronësimeve që ne kemi dhe atyre që do të vijnë pasi siç e dimë, të gjitha projektet e reja që ne hapim kanë gjithmonë një pjesë të madhe dhe të rëndësishme që ka të bëjë me shpronësimet si nga ana e buxhetit ashtu edhe nga ana e procedurave legale që krijojnë vonesa. Por ne tashmë kemi nisur një proces brenda qeverisë me disa nga aktorët dhe ministritë e përfshira për t’a zgjidhur këtë problem një herë e mirë dhe afatgjatë, kështu që kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi ministrja balluku.

Në pjesën Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës projekti parashikon hapësira të gjelbërta për qytetarët, trotuare, sistemimin e shtratit të Lanës si dhe ndërtimin e 5 vepra të artit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:45

Përplasja në një lokal mes dy katër të rinjve në Dibër ka përfunduar me bilanc tragjik.

Postuar: 18/09/2019 - 07:44

Policia e kryeqytetit në bashkëpunim me prokurorinë kanë bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së is

Postuar: 18/09/2019 - 07:33

Statistikat tregojnë se më shumë se 700.000 vende të reja pune janë krijuar në 7 vitet e fundit n

Postuar: 18/09/2019 - 07:20

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e sotme nuk priten reshje dhe era do të fryjë e lehtë de

Postuar: 17/09/2019 - 23:59

“Nëse kryeministri Edi Rama kërkon edhe institucionin e Presidentit që ta zotërojë, atëherë

Postuar: 17/09/2019 - 23:55

Në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano u ndal tek Presidenti Ilir Meta.

Postuar: 17/09/2019 - 23:47

Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari u shpreh se javën tjetër prokurorët shqip