BREAKING NEWS

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo barazon shifrat

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo
x
BREAKING NEWS

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të marrë vëmendjen e BE-së”, politologu zbulon arsyen pse Vuçiç nuk vjen në Tiranë

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x

Aktualitet

Banda e fuqishme shqiptare në Greqi dhe vlera të çmendura parash, flet nëna e polices që ndihmonte të dashurin: U dashurua me një djalë shqiptar

Banda e fuqishme shqiptare në Greqi dhe vlera të çmendura

Ka folur për protothema.gr nëna e polices praktikante, e cila u arrestua dje nga Policia e Athinës bashkë me 21 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një bande kriminale shqiptare me në krye 30-vjeçarin Esmin Ferhati, i njohur ndryshe me nofkën “Esko”.

Sipas nënës se 22-vjeçares, Ferhati dhe e bija e saj nuk kanë asnjë lidhje me botën e krimit. Teksa mbron me “mish e me dhëmbë” pafajësinë e të bijës, nëna e 22-vjeçares doli në mbrojtje të shqiptarit. Ajo tha se Esko është djalë shumë i mirë dhe i ndershëm, ndërsa bëri me dije se dy të rinjtë janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

“Ai është djalë i mirë, ai e do vërtete vajzën time. Lidhja e tyre ka nisur përpara se vajza ime të angazhohej në polici. Ata kanë një marrëdhënie me ndjenja të pastra”, ka thënë nëna e polices në provë, e cila dyshohet se spiunonte për llogari të bandës shqiptare, pasi në mediat helene shkruhet se policja ka dekonspiruar një nga operacionet e mëparshme pasi kishte informuar bandën për lëvizjet e policisë.

Megjithatë ajo thotë se nuk ka informacion nëse 30-vjeçari shqiptar ka pasur shoqëri me persona të përfshirë në botën e krimit, ndërsa thekson se Esko nuk kishte para as për të paguar qiranë e një lokali bar-kafe që kishte hapur në zonën e Zografou në Atikë.

E pyetur nëse ka qenë në dijeni se vajza e saj komunikonte nëpërmjet celularëve me anëtarë të bandave të përfshira në rastet e trafikut të drogës dhe u jepte informacion për lëvizjet e policisë, nëna e punonjëses të policisë në provë u përgjigj duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur dhe se vajza e saj nuk ka lidhje me botën e krimit.