BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Aktualitet

Bankat ‘dorështrënguar’ nga kriza, refuzojnë 18% të aplikimeve për kredi, inflacioni rrezikon këstet, bie cilësia e huave

Bankat ‘dorështrënguar’ nga kriza, refuzojnë 18%

Me krizën e çmimeve dhe pasigurinë që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, bankat po japin më pak kredi për bizneset dhe individët. Sipas raportit të Bankës qendrore në gjashtëmujorin e parë të vitit janë refuzuar më shumë se 18% të kërkesave për kredi. Ndërsa ka rënë fuqia e kredimarrësve për të paguar këstet. Bankat tregtare po tregohen gjithnjë e më të kujdesshme në dhënien e kredisë si për bizneset ashtu edhe për qytetarët. Për këtë arsye kanë shtrënguar kushtet e kreditimit, duke caktuar më shumë kritere dhe duke rritur kërkesën për kolateral që të jepnin hua. Por nga ana tjetër kanë shtuar numrin e refuzimeve për dhënie kredie. Sipas Bankës së Shqipërisë 18.1% e kërkesave për kredi në gjashtëmujorin e parë të vitit janë refuzuar me një rritje prej 2% në raport me një vit më parë. Në total nga janari në qershor u regjistruan 66.025 aplikime për kredi, ku 60,249 aplikime ishin nga individët dhe pjesa tjetër bizneset. Si pasojë e krizës së çmimeve dhe paqëndrueshmërisë në tregjet e huaja, bankat për herë të parë thonë se ka rrezik për rritje të normave të interesit pas rritjes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë, dhe se është shtuar frika e dobësimit të aftësisë paguese të bizneseve dhe individëve. Sipas raportit kriza e inflacionit ka nisur të ndikojë në xhepin e kredimarrësve, pasi në tremujorin e dytë të këtij viti (prill-maj-qershor), cilësia e kredisë shënoi një rënie të lehtë, proces që lidhet me zhvillimet që pasuan nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë.“Presionet e larta inflacioniste, shtrëngimi i kushteve të financimit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike, mund të përcillen në bilancet e agjentëve të ekonomisë dhe të kontribuojnë në rritjen e kredive me probleme në afatin e mesëm”, thuhet në raport. Si pasojë e kostove të rritura prej inflacionit, banka thotë se kreditë me probleme kanë ngadalësuar rënien pas luftës. “Deri në fund të qershorit 2022, fluksi i kredive të reja me probleme ishte sa 1.8% e kredive të rregullta, me një rritje të lehtë kundrejt gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021”, vijon më tej raporti. Në fund të muajit korrik kreditë me probleme kanë zbritur në 5.2%.