BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Aktualitet

Basha denoncoi rastin, këshilli bashkiak i Durrësit bën lëvizjen e menjëhershme për familjen Gjoka (Dokumenti)

Basha denoncoi rastin, këshilli bashkiak i Durrësit bën

Pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se familja Gjoka në fshatin Kameras në Manzë jeton prej 10 muajsh në çadër për shkak të dëmtimit të banesës nga tërmeti, këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar vendimin që i jep grant kësaj familje për rikonstruksionin e banesës.

Vendimi i këshillit bashkiak është marrë gjatë ditës së sotme pas denoncimit të kreut të PD-së, i cili vizitoi nga afër disa familje në fshatrat e qytetit bregdetar që jetojnë prej 10 muajsh në çadra.

Në vendimin e këshillit bashkiak përfshihet një listë prej 2306 familjesh, përfshirë edhe familjen Gjoka.

“Miratimi i dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së katërt me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, thuhet në pikë 5 të vendimit.

Basha denoncoi rastin, këshilli bashkiak i Durrësit bën