BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Aktualitet

Bashkëshorti i saj mjek në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit tek Infektivi, gruaja tregon frikën e familjarëve dhe historinë kur ai u infektua nga pacienti me grip derri

Bashkëshorti i saj mjek në vijën e parë të luftës

Mjekët janë më të rrezikuarit në këto ditë lufte kundër koronavirusit dhe sidomos ata që janë në vijën e parë.

 Natyrisht që familjarët e tyre janë të shqetësuar në çdo moment. Në një rrëfim  për ReportTv dermatologia, Erjan Shehu tregon sesi bashkëshorti i saj, mjeku i njohur Arjan Haxhi është në vijën e parë të liuftës kundër koronavirusit në Shqipëri.

Asnjëherë, as ajo, as fëmijët, dhe as prindërit e tij, nuk i kanë thënë të lë detyrën në këto ditë të vështira për kombin shqiptar, edhe pse më herët ka rrezikuar kur është infektuar nga një pacient me virusin AH1N1 (gripin e derrit).

Doktoreshë Erjona tregon si po i kalon këto ditë në shtëpi, dhe merakun e saj si bashkëshorte, për Arjanin, i cili prej ditësh është në ballë të parë për të qëndruar pranë të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

"Të gjithë profesionistët të të gjitha fushave që sot janë në punë janë të rrezikuar, mjekët i kanë më të mëdha mundësi për riskun. Nuk është hera e parë që bashkëshorti im apo kolegët e mi përballen me këto situata. Kur ishte epidemia e gripit të derrit bashkëshorti im u sëmur e mori virusin nga pacienti u vetëiozolua në shtëpi se në spital nuk kishte vende.  Kanë pasur të gjithë incidentet me pacientët. Ajo që duhet të kemi parasysh është të mos i konsiderojmë mjekët heronj vetëm në këto ditë, por përmes këtyre ditëve të kuptojmë peshën e madhe që ata mbajnë. COVID-19 është shumë i zhurmshëm, por mjekët përballen përditë me të tilla situata. Në asnjë moment as vajzat e mia, as unë, as prindërit e bashkëshortit im nuk i kanë thënë kurrë mos shko në punë, as e kemi menduar ta themi, ata punojnë dhe e bëjnë me shumë dëshirë dhe përkushtim këtë gjë", tregon mjekja Erjona Shehu.

Shehu ndan edhe një apel për të gjitha ata pacientë që kanë fshehur nga mjeku historikun e udhëtimeve që kanë pasur në zona të kuqe me COVID-19, duke i infektuar ata. Sëmundja nuk pyet se kë zgjedh, thotë ajo, dhe i vetmi aleat ne këtë luftë me të cilin duhet të tregohemi të sinqertë, është mjeku.

"Ne nuk kemi kulturë do vijë duke u krijuar me kohën. Sëmundja nuk të zgjedh se ti ke një problem social, ke dika që nuk shkon, apo je ndryshe apo më problematik me shoqërinë, nuk duhet të vetë stigmatizohemi nëse kemi një sëmundje. Sëmundja nuk bën dallim. Që nga i pari i shtetit e deri tek i fundit në thonjëza se për mua janë të barabartë, tek i fundit i këtij vendit. si nga i pasuri tek i varfri, sëmundja nuk njeh shtresë, status ekonomik apo formim kulturor. I vetmi që është aleat në këtë sëmundje është doktori, dhe duhen nxjerrë kartat në tavolinë, në momentin që je i sinqertë me mjekun, gjendet zgjidhja. Jeta është vetëm një nuk ka të dytë, dhe atë jetë ta jetojmë ta mbrojmë, dhe siç duam të mbrojmë jetën tonë të mbrojmë edhe të tjerëve", apelon ajo.

A i ka marrë Shqipëria masat e duhura për të parandaluar përhapjen e COVID-19? Mjekja dermatologe Erjona Shehu, thotë se kjo është më e mira e mundshme, në kushtet kur shqiptarët ende nuk e kanë kulturën për të ruajtur higjienën personale e po ashtu edhe kontrollin e vazhdueshëm shëndetësor.

"Ne po e përballojmë ashtu sikurse në kushtet e Shqipërisë duhet ta përballojmë. Nuk bëhet fjalë vetëm për nivelin shëndetësor, por edhe socio-ekonomik. Nuk kemi nivel të lartë higjiene, kemi probleme të mëdha me kujdesin ndaj shëndetit, e lëmë gjithmonë në moment të fundit. Është shumë mirë që janë marrë këto masa drastike. Është e vetmja formë për të minimizuar përballjen me sistemin shëndetësor. Mos o zot mos përfundofshim aty ku ndodhet fatkeqësisht Italia sot. Është gjëja më e mirë të respektohen të gjitha këshillat, rregullat deri në urdhra. Duke parë afrimitetin që ne kemi me Italinë, atë shkëmbim masiv, sa filloi kjo situatë unë i publikova rregullat e OBSH-së se nuhata se do e kishim edhe ne impaktin tonë, është e paevitueshme. Do vinte ky moment. Duke parë që është një virus shumë i panjohur", u shpreh mjekja.

Nuk i ka lënë pas detyrat e shtëpisë si mjeke, teksa në këto ditë po i shërben të gjitha nënave që kanë shqetësime për fëmijët e tyre. Bën minimumi 10 konsulta online me prindërit duke i këshilluar, teksa na thotë se për çdo rast që kërkon trajtim mjekësor, vizitat janë të sigurta.

"Këto ditët e fundit në shtëpi, kam pasur shumë detyra shtëpie, jo vetëm të mijat, por edhe fëmijët që na kanë uzurpuar mjetet e komunikimit se bëjnë mësimet online. Pjesa e dytë lidhet me profesionin. Pavarësisht se janë e vetëmbyllur fizikisht vazhdoj ta ushtroj profesionin, jo pa qëllim bëra një njoftim me qëllim që çdo prind që ka nevojë për konsultë dermatologjike të shkruajë. Jo çdo gjë zgjidhet përmes pamjeve, por në momentet që do kishte diagnoza të tjera, do kërkohej kontakti me mjekët ku ofrohet shërbimi shumë i sigurt. Minimumi 10 konsulta online në ditë me prindër që kanë probleme me fëmijët e tyre, më së shumti ata deri në moshën 5-vjeçare", tha Erjona Shehu.