
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Bashkia Durrës bën një vesh shurdh ndaj kërkesave për korsi biçikletash

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Qershor 2020

Prej 5 vitesh qytetarët përmes grupimit “Bicycle Durrës” i kanë kërkuar bashkisë së qytetit përfshirjen e pistave të biçikletave në projektet e saj për rikonstruksionin e rrugëve dhe rindërtimin e zonave të caktuara në qytet.
Bashkia Durrës vijon të mos reflektojë edhe pas kërkesave të shumta të “Bicycle Durrës” për përfshirjen e pistave të biçikletave. Kjo vërehet mjaft qartë në investimin e tyre të fundit përmes projektit të “Rikonstruksionit të Sheshit Taulantia”, ku rikonstruksioni i rrugës nuk përfshiu edhe pistat e biçikletave. “Kam frikë të dal me biçikletë, shpesh herë edhe lajmet për aksidentetet me biçikletë më shtojnë ankthin. Besoj që pushteti lokal duhet që të ndërtojë pista biçikletash, në mënyrë që ne të jemi më të sigurt kur të dalim”, shprehet 20 vjeçarja me iniçiale GJ.V. Më datë 6 maj grupimi qytetar “Bicycle Durrës” ju drejtua me një kërkesë për bashkëpunim Bashkisë Durrës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).
Aktivistët parashtruan se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh dhe invesimet e bashkisë dhe FSHZH-së që po realizohen këto ditë në qytet nuk i përfshijnë korsitë.
“Theksojmë se si grup interesi dhe qytetarë të Durrësit nuk jemi informuar për asnjë konsultim apo dëgjesë publike me grupet e interesit apo qytetarët mbi këto ndërhyrje në qytet”, evidenton kërkesa e cila i kërkon pushtetit vendor që të përfshij menjëherë pistat e biçikletave në investimet publike. Kur kanë kaluar 2 javë nga dorëzimi i kërkesës aktivistët ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare. “Jemi në një situatë panedmie që po vijon dhe nuk kemi mundur të ju kthejmë një përgjigje”, sqaroi zyrtarisht një zyrtar i bashkisë. “Investimi tek Sheshi Taulantia po bëhet nga qeveria dhe ne jemi përfitues, ndërsa rikonstruksionet që do të bëhen pas tërmetit mund të ketë pista biçikletash”, përfundoi zyrtari.
Deklarata kontradiktore e zyrtarit nuk sqaroi përse pista e biçikletave nuk u përfshi në riksonstruksionin e Rrugës Taulantia, një investim i Bashkisë Durrës. Së fundmi në kuadër të projektit “Lëviz për korsitë, pedalo i sigurt”, që mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, janë pajtuar një grup arkitektësh dhe urbanistësh të pavarur që po realizojnë një plan mobiliteti dedikuar lëvizjes me biçikletë në qytet, duke identifikuar edhe rrugët që kanë nëvojë urgjente për ndërtimin e pistave për biçikletat. Arkitektët dhe urbanistët e pavarur që po realizojnë studimin për mundësinë e ndërtimit të pistave në qytetin e Durrësit shprehen të habitur nga indiferenca e bashkisë dhe mënyra e zbatimit të projekteve infrastrukturore. “Nga studimi ynë rezulton se në Durrës ka vetëm dy pista biçikletash të cilat plotësojnë standardet. Njëra është segmenti tek rruga e re dhe tjetra është pjesa që lidhet me Plazhin, ndërkohë që në të dyja skajet nuk ka vazhdim”, shpjegon arkitekti Suer Bedeni.
“Çiklistat janë pjesë e lëvizjes së mobilitetit ashtu si makinat, motorat etj., kështu që duhen marrë parasysh në projektet e bashkisë sipas nevojave dhe standardeve. Pra, nuk ka lidhje me çështje teknike por me vullnetin dhe buxhetin e bashkisë”, përfundon arkitekti dhe dizejnuesi urban, Suer Bedeni. Ndërkohë që gjatë pandemisë së SARS-COV-2 vërehet mjaft qartë që biçikleta është mjeti më i përdorur nga qytetarët për të kryer punët e tyre të përditshme . Shumë qytetarë ankohen për mungesën e korsive të biçikletave sepse sipas tyre mundësia që të bëjnë aksident është e lartë. Ndërsa qytetarja me iniciale E.M, një dashamirëse e biçikletës shprehet e zhgënjyer nga bashkia. “Është e frikshme se si bashkia nuk e quan të rëndësishme ndërtimin e pistave të biçikletave”, tregon e reja që studion për inxhinieri ndërtimi.
“Madje tani më shumë se kurrë bashkia duhet të arsyetojë për ndërtimin e pistave, mjafton të shikosh situatën e COVID-19 për të kuptuar rëndësinë e ndërtimit të pistave”, përfundon 19 vjeçarja me një ton të revoltuar. Nga përgjigjet e specialistëve të fushës dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët duket se Bashkia Durrës duhet të marrë në konsideratë ndërtimin e pistave të biçikletave, që do të sillte edhe uljen e numrit të aksidenteve dhe ndotjes.
Gazetare:Aurora Shpataj
Më të lexuarat


Piramida e Tiranës do të presë samitin e Procesit të Berlinit

“Serbia është armatosur rëndë”/ Paralajmërimi i fortë i ish-ministrit të Brendshëm: E ka detyrë kushtetuese të...

“Harrojeni, nuk ka ndarje të Kosovës”/ Eksperti i sigurisë bën paralajmërimin e fortë: Nis Lufta e III Botërore nëse...

Prokurori i njohur kërkon “Arrest me burg” për 10 të arrestuarit, së bashku me Artan Tafanin dhe Laert Haxhinë

Ngrihet alarmi në Fier, riaktivizohet një vatër zjarri në Darëzezë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Sulmi, plan i mirëfilltë ushtarak për pushtim gradual

Eksperti i sigurisë plas deklaratën ‘bombë’: Numri i terroristëve serbë të vrarë në Basnjkë është më i madh: Nga burimet që kam...

Dëmet nga përkeqësimi i motit, autoritetet qendrore e lokale takim me fermerët

Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë në OKB, Hasani: Krenarë që kemi drejtuar Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike

Ushtria serbe afër kufirit/ “Le ta provojnë prapë”, eksperti i sigurisë zbulon skenarin: Ja çfarë do të ndodhë nëse Serbia sulmon Kosovën
