
Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Bashkia e qytetit verior jep ALARMIN: Kjo rrugë është shumë e rrezikshme!

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Janar 2021

Bashkia e Pukës ka njoftuar shoferët që përdorin sëgmentin rrugor Kryqëzim Hadroi - Gjegjan – Mirditë, se qarkullimi në këtë rrugë do të pezullohet përkohësisht.
Në njoftim thuhet se bashkia Pukë ka vendosur ndërhyrjen për evitimin e rrezikut sa të jetë e mundur, duke bërë shembjen e një pjese shkëmbore që rrezikon rënien.
Ndaj nesër nga ora 11:00 -13:00 aksi rrugor Kryqëzim Hadroi - Gjegjan - Mirditë do të jetë i bllokuar.
Njoftimi i bashkisë Pukë:
PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË QARKULLIMIT NË RRUGEN E GJEGJANIT
Nisur nga rrezikshmëria me të cilen po përballen përdoruesit e segmentit rrugor nacional, Kryqëzim Hadroi - Gjegjan - Mirditë, bashkia Pukë ka vendosur ndërhyrjen me forcat e veta për evitimin e rrezikut sa të jetë e mundur. (Shembjen e një pjese shkëmbore që rrezikon rënjen)
Për këtë qëllim, nesër, e Hënë, datë, 18.01.2021, aksi rrugor Kryqëzim Hadroi - Gjegjan - Mirditë do të jetë i bllokuar nga ora 11:00 -13:00.
Janë të lutur të gjithë përdoruesit e këtij segmenti rrugor të na mirkuptojnë me qëllim shmangien e rrezikut nga rënja e vazhdueshme e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore.
Edhe pse kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë përshkak se segmenti është në inventarin e ARRSH, ndërhyrja realizohet me vendim të kreut të bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj, nisur nga ankesat e shumta të qytetarve të kësaj zone dhe rrezikun që kanoset në këtë pjesë territorjale në juridiksionin e bashkisë Pukë.
Ju faleminderit për mirkuptimin!
Më të lexuarat


Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit? Iris Luarasi befasohet nga rezultati i PD-së

Deklarata për Ardian Dvoranin pas vlerësimit nga DASH / Artan Hoxha nxjerr 'blof' Ilir Metën

Dyshohet se porositi vrasjen me eksploziv të biznesmenit në Kamzë, ky është i “forti” i ‘Myslim Shyrit’ i arrestuar disa herë për një sërë krimesh (Foto+Emri)

Atentati me eksploziv në Kamëz / Policia jep detajet: Arrestohen tre persona

Kthesa e papritur e motit! Meteorologu tregon se çfarë na pret në javën e parë të marsit

Vrau qenin duke e tërhequr zvarrë me motor, e pëson keq burri në Lushnje

Babai i shtruar në spital ende nuk e di që i biri ka humbur jetën, mjekja rrëfen fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

Vettingu/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit (EMRI)

Agron Gjekmarkaj zbulon se kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit: Nuk ka logjikë që...

Lufta ndaj COVID/ Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë
