Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bashkia e Tiranës ndërton rrjet të ri ujësjellësi në zonën e Kodrës së Priftit

Postuar: 13/10/2017 - 15:40

Në zonën e Kodrës së Priftit po zbatohet një projekt tjetër investimesh kapitale nga ana e Bashkisë së Tiranës për të rritur aksesin në infrastrukturën hidroteknike në një territor që ka një popullsi të dendur, por që nuk është investuar prej vitesh.

Rrjeti i ri i ujësjellësit në rrugën “Dalip Topi” do të rrisë jo vetëm kapacitetet e furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, ekipet e specializuara riparuan në kohë të shpejtë një defekt në sistemin e ujësjellësit në rrugën “Serafin Fanku”.

Falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, mjetet e rënda të bashkisë si dhe specialistët e UKT ndërhynë menjëherë për zgjidhjen e problemit.

Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 19:19

Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal ndaj 13 shoferëve në Dibër të cilët gjatë protestës së tyre kanë penguar pasagjerët dhe kanë qëlluar me sende të forta furgonët e konkurrenteve të tyre.

Postuar: 10/12/2017 - 18:39

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Romë të Italisë, ku një shqiptar që drejtonte një kamion ka përplasur për vdekje një grua rumune.

Postuar: 10/12/2017 - 18:20

Një 53-vjeçar banues në Cërrik të Elbasanit u arrestua nga policia e Kufirit e Migracionit në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Postuar: 10/12/2017 - 17:44

Vetëm 24 orë  ka zgjatur mbajtja hapur e rrugës së Thethit pasi reshjet e dëborës janë rikthyer duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve në këtë aks.

Postuar: 10/12/2017 - 17:12

Paraditen e kësaj të diele është gjetur një trup i pajetë në një kanal uji, në fshatin Kozare, të Kuçovës.

Postuar: 10/12/2017 - 16:43

Në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, organizuan për dy ditë me radhë “Dajti n’Fest”, një organizim i kt

Postuar: 10/12/2017 - 16:31

Pas përmbytjeve të fillim dhjetorit nis shpërndarja e ndihmave për banorët e prekur në të gjithë vendit.