Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bashkia e Tiranës vijon aksionin: Bllokim i pikave pa licencë të tregtimit të gazit

Postuar: 12/08/2017 - 20:26

Bashkia e Tiranës vijoi edhe sot aksionin për bllokimin e pikave të tregtimit të karburantit dhe të gazit që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencë dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Në ditën e tretë, aksioni u përqëndrua kryesisht në kontrollin dhe bllokimin e pikave të tregtimit të gazit të lëngshëm, kryesisht në lagje dhe pranë pallateve, deri në pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës dhe shlyerjen e detyrimeve të taksave të parashikuara nga aktet ligjore e nënligjore.

Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore bllokuan sot pika shitje të gazit në rrugën “Myslym Shyri”, pranë zonës së njohur si 9-katëshet, në rrugën “Him Kolli dhe në rrugën “Hoxha Tahsim”, të cilat e ushtronin aktivitetin e tyre pa licencë, duke iu shmangur detyrimeve ndaj qytetit. Nga kontrolli i kryer në 14 subjekte, 9 prej tyre kanë rezultuar me probleme dhe është bërë bllokimi i aktivitetit.

Kontrollet e ushtruara nga institucionet në varësi të Bashkisë së Tiranës kanë ndërgjegjësuar pronarët e disa pikave të tregtimit të gazit, të cilët kanë mbyllur vetë aktivitetin e tyre dhe kanë nisur procedurën e plotësimit të dokumentacionit për t’u pajisur me licencë, ndërsa pjesa tjetër ka shlyer detyrimet financiare dhe ka rinisur punën.

Në tre ditët e para të aksionit, 24 biznese që merren me tregtimin e karburantit dhe gazit janë paraqitur pranë Bashkisë së Tiranës për t’u pajisur me licencë, kanë plotësuar dokumentacionin, si dhe kanë kryer pagesat përkatëse. Me t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe pasi kanë shlyer detyrimet e taksave të parashikuara nga aktet ligjore e nënligjore, ditën e sotme ka nisur zhbllokimi i disa pikave të tregtimit të karburanteve.

Prej tri ditësh Bashkia e Tiranës po ushtron kontrolle në të gjithë territorin e Tiranës për bllokimin e pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe vajrave lubrifikante, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me legjislacionin.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje subjekteve në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, që të aplikojnë për t’u pajisur me licencë, pasi në të kundërt do t’u bllokohet ushtrimi i aktivitetit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2017 - 18:43

Nga zjarri i rënë një ditë më parë në zonën e mbrojtur ose siç njihet si Rezervati në Velipojë mund të jenë djegur rreth 70 - 80 ha shkurre. Shifrat janë bërë publike nga drejtori i zjarrëfikses Shkodër, Agron Dibra, që e pohon një fakt të tillë.

Postuar: 22/08/2017 - 18:42

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku një 17-vjeçare ka humbur jetën rreth orës 23:00.

Postuar: 22/08/2017 - 17:37

Kthimi i vizave për shqiptarët është komentuar shumë ditët e fundit dhe madje ka hapur debat si politik ashtu edhe mediatik.

Postuar: 22/08/2017 - 17:32

Një zjarr i madh ka rënë brenda një pallati në Vlorë.

Postuar: 22/08/2017 - 17:22

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit.

Postuar: 22/08/2017 - 17:01

Një banesë në Lezhë është djegur nga zjarri këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”.

Postuar: 22/08/2017 - 16:51

Një 57-vjecar me inicialet T. K është plagosur me thikë mesditën e sotme pas një konflikti për motive të dobëta në Rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.