BREAKING NEWS

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi të vërtetat e pandemisë dhe skandalin e numrit të vdekjeve: E kuptuam situatën menjëherë, jam i gatshëm të vë bast se vendet që janë mbyllur ...

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi
x

Aktualitet

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve për lëvizjen e lirë, mjeku Alimehmeti tregon ‘provat’ pse kjo nuk duhet të ndodhte

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta për të hapur kufijtë, edhe pse me datë 15 pritet që kjo listë të përditësohet. Për këtë mjeku Ilir Alimehmeti tha se mund të jenë shumë kritere të tjera si ato mjekësore, por ajo që Shqipëria ka në fakt më të ulët se disa vende në rajon është numri R, pra niveli i transmetueshmërisë.

"Do marrim parasysh se koefiçienti bazohet në llogaritje. R aktuale në Shqipëri ëhtë 1.12, që do të thotë është mbi vlerën një, jemi në rritje të rasteve dhe këtë e shohim, kurse mos të harrojmë që në fillim qershori ishim tek 1.6 ka rënie të R në krahasim me qershorin por akoma s’kemi rënë poshtë nën 1. Ti kemi të qarta këto. Shtetet e tjera në Ballkan, Serbia e ka 1.4. Mali i Zi tek 1.7, 1.8, Kroaci tek 1.7. pra jemi në fakt në krahasim më shtetet e tjera me R-të ulët, por megjithatë jemi konsideruar shtet për tu mbyllur. Mund të flas vetëm për çështjet mjekësore, nuk duket se ka një rekomandim tipik, për të mbyllur apo për të pasur limitim, kufizim të Shqipërisë, duhet të ketë pasur edhe kritere të tjera dhe jo vetëm ato mjekësore."-tha mjeku Ilir Alimehmeti.

Më të lexuarat