BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Aktualitet

Baton Haxhiu tregon se çfarë ka zbuluar Ilir Meta që po lufton ashpër në Vlorë dhe Durrës

Baton Haxhiu tregon se çfarë ka zbuluar Ilir Meta që po lufton

Analisti Baton Haxhiu u shpreh se Ilir Meta ka treguar të gjitha shembujt se si nuk duhet të jetë një president. Sipas Haxhiut, Meta po përpiqet të luftojë Ramën pavarësisht se e di se opozita nuk i fiton dot zgjedhjet.

Lidhur me deklaratat për të mos prekur zgjedhje, Baton Haxhiu tha se vetëm Ilir Meta nuk duhet të flasë për pastërti zgjedhore.

“Meta është afishuar si ushtar i zgjedhjeve për të luftuar Edi Ramën, ka zgjedhur Vlorën dhe Durrësin. E dinë që zgjedhjet i ka të humbura dhe nuk do të marrë deputetë mjaftueshëm. E vetmja shpresë është që t’i heqë nga një deputet në Vlorë dhe Durrës, Edi Ramës”, tha Haxhiu për Euro News Albania.