
Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Befason me deklaratën avokati i 20-vjeçarit shqiptar që vrau dhe dogji pronarin grek: Ja çfarë ndodhi brenda hotelit

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Dhjetor 2020

Para pak ditësh 20-vjeçari shqiptar I.Lleshi vrau dhe dogji me vodka pronarin e hotelit në Santorini ku kishte punuar dhe ende nuk ishte paguar. Avokati i tij tha se i riu nuk kishte qëllim që t’i merrte jetën shtetasit grek Nikos Halaris dhe se gjithçka ishte “aksident”.
“Ishte një aksident”! Kështu u shpreh avokati i shqiptarit, Apostolos Lytras. “Klienti im nuk donte të vriste fatkeqin Nikos Halaris, ajo që ndodhi ishte një aksident pas grindjes mes tyre duke përfunduar në mënyrë tragjike” tha ai.
Më tej avokati i 20-vjeçarit shqiptar tha se “Ai e njihte hotelierin dhe klienti im shkoi ta takonte për t’i kërkuar diçka, para që i detyrohej. Sidoqoftë, sipas tij, viktima e ofendoi, e kërcënoi dhe e sulmoi me një shishe. Në përpjekje për të shmangur goditjet, klienti im e shtyu viktimën. Pastaj ai humbi ekuilibrin dhe ra me pjesën e pasme të kokës. 20-vjeçari e kuptoi që 69-vjeçari kishte humbur jetën nga rënia dhe e kapi paniku dhe ajo që pasoi, sipas tij, ishte për shkak të terrorit dhe panikut të tij” tha avokati.
Familjarët e pronarit grek kanë kërkuar që 20-vjeçari të marrë dënimin që meriton. Mësohet se më herët 20-vjeçari është kapur edhe tri herë të tjera më parë, duke hyrë në mënyrë të paligjshme pa letra nga Kakavija në Greqi.
Më të lexuarat


Tenderat për BKH, kryetari i KLSH jep urdhrin e prerë për Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, ja kush do kalojnë në lupën e Kontrollit të Lartë të Shtetit pas akuzave të forta

Greqia zgjeron territorin/ Profesori i njohur grek tregon prapaskenat, DW: Nuk do ishte e mundur pa Ramën që na dha 12 milje

Ende pa u shuar jehona e “Tires së Sanatoriumit”, emisioni ‘Stop’ plas një tjetër skandal të ri, shkon të shërohet nga Covidi, por vdes dhe grabitet në spital

Skandali seksual që tronditi opinionin publik/ Iris Luarasi bën deklaratën e fortë: Më mirë të vdiste, do të ishte një “wc” më pak!

Del një tjetër SKANDAL/ Zbardhet dëshmia tronditëse e shkencëtarëve në Wuhan: E dinim se virusi ishte vrasës, por u detyruam të...

“Si i kapje dy brinjë të fëmijës?”, zbardhet biseda e njerkut pedofil me nënën e vajzës 13-vjeçare: Të lutem më dhemb shpirti!

“Hë të solli erën e burrit?!”/ Nëna e 13-vjeçares që u përdhunua nga njerku rrëfen detajet tronditëse: Më ndaloi të qëndroja me djalin nga martesa tjetër! Bashkëshorti i parë dyshonte...

I zhvati 8 mln lekë vajzës së pacientes së infektuar me koronavirus, Tirja e 'Shefqet Ndroqit' bën kërkesën e papritur

“I besoja atij për çdo gjë”, nëna e 13-vjeçares së përdhunuar nga Elidon Xhaferri rrëfen një tjetër detaj, tregon si shpifi për vëllain e saj dhe e futi në burg

Detaje të reja nga abuzimi seksual, nëna e 13-vjeçares së përdhunuar nga njerku jep dëshminë tronditëse: Më ka futur çelësin e makinës në shpatull. Mori thikën dhe...
