Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bënin kërdinë në vjedhje, ‘Kasapi’ arreston 2 hajdutët (DETAJE)

Postuar: 17/07/2019 - 09:13

Policia e Lezhës ka arrestuar 2 persona, të akuzuar për vjedhje bagëtish. Burime nga blutë bëjnë me dije se nga efektivët e policisë të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, me qëllim evidentimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar të veprave të ndryshme penale, është finalizuar operacioni "Kasapi", si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

-A.N., 32 vjeç, banues në Kurbin;

-E.L., 38 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë;

Sipas policisë shtetasi A.N. dyshohet se në harkun kohor prill - korrik 2019, ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha, vjedhje këto të dokumentuara në mënyrë ligjore.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një mjet fugon, i marrë me qera nga shtetasi A.N, që shërbente për të transportuar bagëtitë e vjedhura..

Ndërsa arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në Paskuqan, iu gjetën dy krerë bagëti të trasha të vjedhura në Tale, Lezhë dhe në Maminas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit A.N. dhe për veprën penale ”Përvetësimi i parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ” në ngarkim të shtetasit E.L.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 23:27

E dielë, 8 dhjetor 2019. Parashikimi sipas IGJEUM

RESHJET

Nesër (e diel, dt. 08) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Postuar: 07/12/2019 - 23:18

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh ku një drejtues motoçikletë duke ecur n

Postuar: 07/12/2019 - 22:57

Janë mbi 30 shkolla, të cilat nuk do të hapen ditën e hënë për shkak të dëmeve të krijuara nga të

Postuar: 07/12/2019 - 21:46

Në  emisionin “Shiko Kush Luan” pjesë e lojërave ishte dhe kryebashkiaku i Tiran

Postuar: 07/12/2019 - 21:23

44-vjeçarja Fatmira Cuka, së bashku me djalin e saj Sardin 18 vjeç, humbën jetën më 26 Nëntor si

Postuar: 07/12/2019 - 21:14

Një aksident rrugor ka ndodhur në Ballsh, ku një person është plagosur rëndë.Aksidenti ka ndodhur

Postuar: 07/12/2019 - 21:05

Hallet dhe sëmundja që e mundon prej vitesh, Hysen Hashanin bashkë me bashkëshorten, djalin, vajz