Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bënte kërdinë, arrestohet ‘i tmerrshmi’ i Fierit

Postuar: 20/07/2019 - 11:02

Në prangat e policisë së Fierit ka rënë një 40-vjeçar me iniciale M.L pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.  Sipas policisë ka ai vjedhur dy varëse floriri dhe 8 motoçikleta dhe biçikleta.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë vë në pranga autorin e vjedhjes me dhunë të dy varëseve të floririt të një shtetaseje. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e floririt.

Zbardhen dhe dokumenton edhe 8 vjedhje motoçikletash dhe biçikletash të kryera nga ky shtetas.

Në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë për ndihmës nga shtetase, se në lagjen “Bishanak” Fier një shtetas rreth 40 vjeç i ka marrë me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe është larguar me vrap

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

M.L, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi Policinë për ndihmë.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë dokumentimi ligjor i 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është shtetasi M.L.

Konkretisht:

• Në datë 20.04.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen “1 Maj”.
• Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.
• Në datën 02.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen “29 Nëntori”.
• Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H, në Hasturkas.
• Në datën 22.01.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.
• Në datën 07.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H, në lagjen “11 Janari”.
• Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen “15 tetori”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 12:52

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nisur nga sensibilizimi i madh në opinionin publik për vrasjen e të riut 26 vjeçar që rregulloi kondicionerin e një vile, ka bërë publik qëndrimin radikal për hetimin e prokurorëve dhe g

Postuar: 24/08/2019 - 12:31

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për 27-vjeçarin Lorenc Veliaj, dëshmi

Postuar: 24/08/2019 - 12:09

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Agron Selmanin.

Postuar: 24/08/2019 - 11:51

Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrol

Postuar: 24/08/2019 - 11:31

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrethinat e Tiranës.

Postuar: 24/08/2019 - 11:17

Policia e Fierit ka dal me njoftim për aksidentin e ndodhur paraditen e sotme në zonën e quajtur

Postuar: 24/08/2019 - 11:06

Ndalohet një shtetase për mashtrim, e cila përfituar 500.000 lekë në këmbim të ndihmës për legali