BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Aktualitet

“Berisha e ka treguar se nuk e ka problem se çfarë i ndodh Shqipërisë”/ Protesta e opozitës, Fatos Klosi zbardh skenarët çfarë pritet: Ja ç'po pretendon Berisha

“Berisha e ka treguar se nuk e ka problem se çfarë i ndodh

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar protestën e 6 dhjetorit që do të mbajë Sali Berisha, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Klosi u shpreh në Report Tv se ky është vetëm një problem personal i Sali Berishës dhe se ajo që ai pretendon të bëjë do të jetë në kudnërshtim me të gjitha masat.

‘Ajo që pretendon Berisha të bëj jam i sigurtë që është në kundërshtim me të gjitha masat. Janë të interesuar të gjithë ata që sjellin shefat e tyre këtu. Është një problem shumë më i rëndësishëm. Ky rast është specifik. Ka një shembull, në gjithë vendet e botë sikur bëhen ndeshje të rëndësishme në stadiume ato që duhen tifozë problematikë i mbajnë brenda në burg.
Bashkia nuk ka përgjegjësi në këtë punë. Mund të bëjë një ofertë. Nuk vijnë të mëdhenjtë e Evropës pa rënë dakord për sigurinë, nuk lejohen gjëra të papritura. E besoj se do të jetë paqësor, pasi do të ishte gafë e madhe. Berisha e ka treguar se nuk e ka problem se çfarë i ndodh Shqipërisë.

Me gjithë masat që do të marrë kjo qeveri ai i del kundër dhe do të tregojë se e ka mbështetjen në popull. Është problem personal i tij.

Do të tregojë se është më i mbështetur se qeveria. Ai do të vijë prap në pushtet, se di se çfarë i ka mbetur për të thënë akoma për këtë vend! 30 vite ka qenë faktor, nuk ka mbetur gjë për t’i thënë. Konservatorizmi është ajo që i ka mbetur për të dhënë.’- tha Klosi.