BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x

Aktualitet

Berisha “non grata”, analisti i njohur tregon çfarë qëndron pas kësaj dhe a ka shtrirje të Soros: Vendimi nga Britania befasi, problemi më i madh i mbetet PD-së

Berisha “non grata”, analisti i njohur tregon çfarë

Analisti Ilir Kalemaj ka komentuar ngjarjen e fundit të 'non grata' nga Britania për Sali berishën. Kalemaj në MCN TV tha se vendimi erdhi si befasi, por fakti qëndron se gjërat ishin më konkrete pasi ato u sollën në vëmendjen e publikut edhe nga vetë Berisha.

Sipas tij, ka shumë shtete të tjera që me këtë traditë do vijojnë në muajit në vijim duke shtuar presionin.

Erdhi si befasi ky vendim nga Britania, por nuk mund të kemi këtu shtrirje të Soros dhe pastaj është fakti se ishin gjëra shumë konkrete dhe i solli në vëmendje dhe opinion publik vetë Berisha. Ajo që dihet me siguri është se letra atyre u ka shkuar njësoj si Berishës. Ajo që mund të spekulojmë jo në ajër por në atë që pamë është fjalimi Johnson ku u shpreh qëndroni afër SHBA. Janë vendime të mara në instanca më të larta. Në rastin e dytë është ministria e jashtme e Britanisë  dhe besoj se ka shumë pak vend për gjëra të tilla dhe kemi shtete të tjera që me këtë traditë do vijojnë në muajit në vijim duke shtuar presionin.

I pyetur nëse Berisha duhet të tërhiqet nga drejtimi i PD, apo këto non grata e forcojnë më shumë, Kalemaj tha se problemi më i madh i ngelet Partisë Demokratike dhe sa gati është ajo të marrë mbi supe kosto personale të Berishës.

Nuk është problem çdo bëj Berisha për tu mbrojtur, ai ka të drejtë të mbrohet për aq kohë sa nuk ka fakte, por ngelet për tu parë se çfarë do bëjë PD nga ky moment e tutje. Ajo është e destinuar të marrë këtë kosto të Berishës mbi krye, duhet të reformohet, a do pranonte Berisha të sakrifikonte për hir të partisë, këto janë pikëpyetje që rëndojnë sa te Berisha po aq më shumë dhe te Partia Demokratike.

Ndërsa lidhur me deklaratën e bërë pak ditë më parë nga Berisha në një intervistë për MCN ku foli për një skenar të Sri Lankës në protesta,  Kalemaj u shpreh se nuk ka paralelizëm mes Shqipërisë dhe Sri Lankës në asnjë dimension.

Këto janë si të thuash retorikë politike dhe aty ka gjithmonë ekzagjerime nga të gjithë politikanët dhe në fund të ditës ata shkojnë drejt normalitetit politik sikur s’ka ndodhur asgjë. Mendoj se s’ka paralelizëm mes Shqipërisë dhe Sri Lankës në asnjë dimension. Sri Lanka ka problemet e saj, Shqipëria ka hallet dhe kusuret e veta por Shqipëria e ka të qartë ankorimin e  saj pro Evropës dhe SHBA. Ka problemet me reformat që janë bërë mbrapsht por për këtë duhet një opozitë.