BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Aktualitet

Bidona uji, shishe dhe gurë, sulmohet eskorta e kryeministrit Rama në Korçë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Korçës, ku zhvilloi takimin elektoral të radhës.

Dhjetëra protestues simpatizantë të PD-së dolën në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin, me qëllim për të penguar kalimin e eskortës së kryeministrit.

Në momentin e kalimit të eskortës së kryeministrit Rama, protestuesit kanë qëlluar me bidona uji, shishe e gurë, në drejtim të makinave. Në vend ishin të pranishëm edhe forca të shumta të policisë si dhe FSHN, duke bërë të  mundur edhe frenimin e protestuesve.