Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Bie një kryevepër e inxhinierisë italiane”/ Zv.ministri Shkreli: Duhet reflektim, shqetësim godinat e viteve ’80!

Postuar: 15/08/2018 - 10:42

“Rënia e urës në Genova është një thirrje e paneglizhueshme për reflektim” – kështu shkruan në një postim në Facebook, zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.

“Tani që ajo ka rënë është kollaj të bëhet profeti e të nxirrën konkluzione “a posteriori”, por fakti se bie një kryevepër e inxhinjerisë italiane, e cila kur u ndërtua ishte e para në Europë dhe e dyta në botë tregon se asnjë konstruksion beton-armë nuk është i imunizuar nga të papritura fatale.” – vijon më tej zv/ministri Shkreli, i cili në vijim të postimit të tij, ngre shqetësimin për një sërë godinash në vend, përfshi ministritë, kryeministrinë apo edhe universitetin, të ndërtuara para viteve ‘80-’90.

‘Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit. Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamke te degradimit).’ -shkruan Shkreli në postimin e tij.

Në përfundim zv/ministri Artan Shkreli thekson se një standard i ri kontrolli dhe verifikimi është i domosdoshëm, sidomos për strukturat tashmë të montuara, dhe një manual i ri ndërhyrjeje radikale në to duhet përpiluar.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2114780645261888&id=10...

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 23:20

Kjo javë që lamë pas ishte kryesisht me  mot të qëndrueshëm. Por ditët në vijim, do të sjellin rrebeshe shiu, duke nisur nga  pjesa e dytë e javës. Ja parashikimi i motit:

Postuar: 15/09/2019 - 22:59

Zjarret janë shndërruar në një problem shqetësues në mbarë vendin duke ngritur alarmin si për shk

Postuar: 15/09/2019 - 22:34

Nesër shënohet dita e parë e vitit të ri shkollor 2019 – 2020 në mbarë vendin.

Postuar: 15/09/2019 - 22:01

Është ndarë nga jeta ish-gjenerali Rrahman Parllaku.

Postuar: 15/09/2019 - 21:39

Analisti gjerman, Bodo Weber, anëtar i Këshilli të Politikave të Demokratizimit në Berlin, parash

Postuar: 15/09/2019 - 21:32

7 shoferë kamionësh të cilët vepronin në nxjerrjen e gurëve dekorativ në Malin e Tomorrit janë sh

Postuar: 15/09/2019 - 21:26

Një aksident ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e sotme.