BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Bien importet e telefonave në vend/ Ja nga vijnë më shumë se gjysma

Bien importet e telefonave në vend/ Ja nga vijnë më shumë

Në ditët e sotme telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme e njeriut, deri në varësi, por edhe që kanë lehtësuar jetën e përditshme.

Megjithatë importet e telefonave në Shqipëri kanë shënuar të dytin vit radhazi me rënie dyshifrore, sipas të dhënave nga Comtrade, që i referohet të dhënave doganore.

Importet e telefonave kanë shënuar rënie në 2017-n në vend. Vlera e importeve për telefonat ishte 32.8 milionë dollar, duke shënuar një rënie me rreth 27% për të dytin vitin me radhë. Vlera e importeve të telefonave në 2016-n ishte rreth 45 milionë dollarë, rreth 33% më pak se në 2015-n.

Pjesa më e madhe e tyre, sipas të dhënave të doganës, vijnë nga vendet aziatike. Vlera e importeve nga Kina ishte 18.5 milionë dollar, apo rreth 56% e vlerës totale të importeve.  Vendi i dytë për vlerën më të lartë të importeve ishte Vietnami, me rreth 8.4 milionë dollar. Të dy këto vende së bashku përgjigjen për rreth 82% të totalit të importeve.

Në vend të tretë për sa i përket importeve të telefonave është Italia. Nga vendi fqinj në 2017-n ne importuam rreth 1.2 milionë dollarë telefona, pasur me një diference të ngushtë nga Republika e Koresë me 1.17 milionë dollar.

Telefonat e importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një vlerë prej 794 mijë dollarësh dhe pesha ndaj totalit të importeve zë vetëm 2% të totalit.

Tregu global i smartphone-ve në rënie

Shitjet botërore të smartphone-ve ranë për të tretin tremujor radhazi, nga prilli në qershor me 1,8% në 342.0 milionë njësi, krahasuar me 348.3 milionë njësi një vit më parë, sipas raportit të fundit të IDC.

Kjo është rënia e katërt tremujore në histori, e cila i atribuohet tkurrjes në disa tregje me penetrim të lartë, edhe pse raporti tregon se ekzistojnë tregje me rritje të shpejtë që duhet t’i rikthejnë dërgesat e smartphone-ve te një rritje të përgjithshme. Monitor.al

importet-e-telefonave.pngimportet-sipas-shteteve.png